DURRES - Të rikthejmë në skenë fitoren spektakolare të ’92-shit. Kështu është shprehur Kryeministri Sali Berisha, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike, nga qyteti i Durrësit ku zhvilloi një takim elektoral me të rinjtë e forumit të Partisë Demokratike për këtë qytet.
Ndërsa 4 ditë më parë Berisha deklaroi gjatë mbledhjes me kryetarët e grupeve të Punës për Qarqet, se partia Demokratike do të vijë në zgjedhjet e 23 Qershorit me të njëjtin program që u përdor nga Lulzim Basha në fitoren e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011. “Programi që përmbysi murin e Bashkisë dhe që do të shembë dhe numrin e bllokimit”, siç deklaroi në atë takim shefi i ekzekutivit.
Ndërkaq, shefi i qeverisë tha sot se me 3 mijë anëtarësimet e reja të të rinjve në forum, dëshmohet se idealet e PD janë “më të gjalla se kurrë”. “Përfaqësuesit e 100 partive simotra nga Evropa dhe bota që janë sot këtu së bashku me ne për të festuar këtë ditë historike për forumin e rinisë së Partisë Demokratike, për Partinë Demokratike, për Shqipërinë. Me anëtarësimin tuaj në radhët e saj ju dëshmoni se idealet e saj janë më të gjalla se kurrë”, deklaroi kreu i PD-së.
Duke theksuar se zgjedhjet e 23 Qershorit do të jenë të lira, “zgjedhje të votës së lirë” siç u shpreh vetë Kryeministri, me të njëjtën siguri ai foli edhe për fitoren e tyre. “23 Qershori është festë e madhe e lirive tona, e votës së lirë, e fitores sonë të thellë, e ndryshimit tonë të madh, e Shqipërisë evropiane. Më 23 Qershor ne votojmë për veten tonë, për ndryshimet e 4 viteve që vijnë, për Shqipërinë e zhvilluar”, tha Berisha.
Edhe në këtë rast, kreu i PD, nënvizoi se më fitoren e 23 Qershorit, shembet muri i bllokimit. “Do të lëmë Edi Ramës me testamentin e etërve të tij, do ecim drejtë Evropës pa na dalë askush herë tjetër”, u shpreh Kryeministri i vendit.
BERISHA FTESE SIPERMARRESVE: BEJINI JU REALITET ENDRRAT E RINISE
Ndërkaq, duke vlerësuar kontributin e rinisë shqiptare, si një faktor kyç në zhvillimin e Shqipërisë, siç tha Kryeministri, ai njëherësh i bëri thirrje sipërmarrësve të shqiptarë e të huaj që të “shndërrojnë në realitet ëndrrat më të bukura” të rinisë.
“Ftoj sipërmarrësit e Durrësit, të Tiranës, të mbarë Shqipërisë nga Evropa dhe mbarë bota të vijnë në Shqipëri të punësojnë të rinjtë shqiptarë dhe të njihen me kualifikimin e tyre, të shndërrojnë në realitet ëndrrat më të bukura të tyre”, deklaroi kreu i PD-së.
Më 11 janar shefi i ekzekutivit mblodhi kryesinë ku edhe u vendos slogani i fushatës elektorale “Ne jemi ndryshimi - Përpara”.
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com