TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur ditën e sotme në një takim kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se më 23 qershor PD do të korrë një fitore të shkëlqyer, ashtu si më 22 mars 1992, kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në ate kohë, duke theksuar se kundërshtarët mbledhin fundërrinat kundër tij, por nuk fitojnë dot pasi fundërrinat e kanë vendin tek lumi i Lanës.
“Fushata elektorale ka nisur që më datë 10 shtator dhe po zhvillohet në shumë plane në mënyrë që 23 qershori të jetë një 22 mars i vërtetë. Do të bëjmë gjithçka që më 23 qershor të realizojmë fitoren që presin shqiptarët, fitoren e shkëlqyer të PD si një forcë politike që në këto 22 vjet ka patur dhe shënuar sukseset më të mëdha. Bëjnë thirrje, fundërrinat e të gjitha llojeve të bashkohemi kundër Sali Berishës. Ne do të shkojmë me vlera para çdo qytetari shqiptar. Le të bashkohen të gjitha fundërrinat. Jam i përgatitur me gjithë shpirt për fushatën elektorale më të bukur, fundërrinat përveç Lanës vend tjetër nuk do të kenë”, u shpreh Berisha.
RAMA PA SHPRESE, DESHMIA E DESHTIMIT TOTAL
Më tej Berisha u shpreh se kundërshtarët ecin me moton “fundërrina bashkohuni të mundim Berishën”, por kjo është thirrja e një njëriu që ka humbur çdo shpresë dhe dëshmia e një dështimi të Ramës.
“Si mund të dalin me moton “fundërrina bashkohuni të mundim Berishën”? Kjo është dëshmia e dështimit total. Kjo ështe thirrja e njeriut që ka humbur çdo shpresë, që është i mbuluar me disfata e njëpasnjëshme. Shqiptarët u besojnë vlerave, askush nuk ka paguar çmim më të shtrenjtë për vlerat sesa ne. Edhe e quajnë qelbësirë njëri -jetrin edhe i fton të bashkohen. Ne do të mbetemi parti e vlerave, me ne cilido që do bashkohet do bashkohet rreth vlerave, kjo është motoja jonë. I pasigurt totalisht për ditën që agon, i bindur për disfatën që e pret kryetari i PS-së kërkon të bashkojë rreth vetes, më vjen zor t’i nxjerr nga goja ato fjalë”, deklaroi Berisha.
SHQIPERIA NUK RA ASNJE MINUTE NE RECESION
Sali Berisha deklaroi edhe një herë se Shqipëria nuk ra asnjëherë në recesion por pati rritje ekonomike, 4 herë më të lartë se vendet e rajonit dhe rritjen ekonomike më të lartë në Europë.
“Shqipëria nuk ra në recesion, mos u ndikoni nga njerëzit zemërligj dhe injorantë. Shqipëria nuk ra asnjë minutë në recesion, por njohu rritjen ekonomike 4 herë më të lartë se vendet e rajonit dhe rritjen ekonomike më të lartë në Europë”, u shpreh kreu i PD-së.
NE 7 VITE, SHPETUAM 9MLD $ NGA KORRUPSIONI
Berisha theksoi se “në luftën kundër korrupsionit në këto 7 vite kemi shpëtuar mbi 9 miliardë dollarë në taksa, prokurime, shpenzime publike. Në këto 7 vite shqiptarët njohën rritje të rrogave dhe pensioneve më shumë se çdo vend tjetër në rajon”.
PD REALIZOI ENDRRAT SHEKULLORE TE SHQIPTAREVE
Kreu i PD-së theksoi se kjo parti e ka bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar europian, që nga anëtarësimi në NATO, deri tek liberalizimi i vizave.
“Kjo parti është faktuar në mënyrë të përsëritur para shqiptarëve, disponon të gjithë potencialin kombëtar të integrimit të vendin në familjen euroatlantike. Në 22 vite nuk i kemi nxënë rrugën askujt që të bëjë detyrat e veta në rrugën e integrimit. PD është ajo që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës. PD firmosi marrëveshjen e stabilizim-asociimit me BE pas marrëvehsjes së tregtisë. PD mori ftesën për anëtarësim në Nato dhe e anëtarësoi. Është PD në pushtet bashkë me aleatët që bëri të mundur lëvizjen e lirë të Shqiptarëve në mbarë Europën. PD realizoi këto ëndrra shekullore të shqiptarëve. Në vitet e saj në pushtet ajo ndërmori reformat më të thella dhe transformuese”, tha Berisha.
BERISHA THIRRJE: RENDNI PAS ÇDO VOTE
Në fund të takimit, Berisha u ka bërë thirrje kryetarëve të PD-së në rrethe që të rendin pas çod vote, pasi në 23 qershor shqiptarët do të votojnë projektin e Shqipërisë europiane dhe do të shembin murin e turpshëm të bllokimi.
“Gjendja është kjo, rendia pas çdo vote është detyra dhe misioni i anëtarësisë sonë. Kam besim se me vendosmërinë tuaj, anëtarëve dhe simpatizantëve 23 qershori do të jetë një 22 mars i vërtetë dhe shqiptarët do të votojnë projektin e Shqipërisë europiane e të zhvilluar dhe do të hedhin me një anë murin e turpshëm të bllokimi, të cilën ata kurrë nuk e meritojnë. Shqiptarët meritojnë të ardhmen europiane”, përfundoi Berisha.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com