TIRANE - Kryeministri Berisha deklaron se në zgjedhjet e 23 qershorit PD dhe e djathta do të shkojë si shumicë dërrmuese.
Kryeministri ishte sot i pranishëm në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Shijak - Gjepalaj. Moti i keq me erë të fortë detyroi kryeministrin të mbante një fjalim të shkurtë nga podiumi që ishte ngritur në mes të rrugës së re Shijak - Gjepalaj.
“Po shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit. E djathta, dhe PD shkojnë drejt këtyre zgjedhjeve si shumicë dërrmuese e shqiptarëve, si forca politike të cilat integruan Shqipërinë në NATO, liberalizuan vizat ngritën dhe do ngrenë infrastrukturën moderne do transformojnë Shqipërinë rurale. Ne jemi ndryshimi përpara”- tha Berisha.
Ai premtoi se në mandatin e tretë do të punojë për një infrastrukturë moderne ku jetesa në fshet të jetë e njëjtë me atë në qytet.
Projekti i rrugës Shijak – Gjepalaj, me gjatësi 6.3 kilometër, investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 159.485.350 lekë, lidh komunën Gjepalaj me bashkinë Shijak. Rruga, e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, u vjen në ndihmë 6 000 banorëve të kësaj zone, të cilët merren me bujqësi, blegtori, pemëtari, vreshtari, etj., duke iu lehtësuar atyre transportin e prodhimeve drejt tregut të Durrësit dhe më gjerë.
Banorët e komunës Gjepalaj përpara rikonstruksionit të rrugës ishin të detyruar të kalonin nëpërmjet lumit Erzen në Pjezë, në një urë që ishte gati në shembje. Ndërtimi i kësaj ure tashmë është në përfundim nga fondet e buxhetit të shtetit.
(Foto: Berisha sot gjatë inaugurimit të rrugës)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com