TIRANE- Pas mbylljes së aerodromit të Gjadrit me blloqe betoni nga Forcat e Armatosura, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se “me këtë veprim qeveria pranon akuzat për përdorimin e bazave ushtarake për trafik droge”. Duke akuzuar qeverinë Rama për bllokim të transparencës për këtë çështje, ish-kryeministri thotë se “ky vendim dëshmon se të dhënat dhe informacionet e opozitës ishin të sakta”.
“Të dashur miq, dje Edi Rama, për herë të parë në historinë e vendit, urdhëron bllokimin me qindra blloqe betoni të pistës së aeroportit të Gjadrit. Rama mori këtë vendim pasi bllokoi për tre jave rresht transparencën e kërkuar nga opozita për implikimin e qeverisë në trafiqe droge dhe se ajo po përdor aeroportin e Gjadrit dhe instalime të tjera ushtarake apo ish-ushtarake për këtë trafik.
Në të vërtete para këtij vendimi, që dëshmon se të dhënat dhe informacionet e opozitës ishin të sakta, Rama deklaroi nëpërmjet zëdhënëses së tij Kodheli se Ushtria nuk mund të ruajë dhe garantojë aeroportin e Gjadrit. Po si do t'ja bëjë Rama me bazat e tjera? Do vazhdojë t’i përdorë për trafik droge ato?!”, shkruan Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Akuzat për trafik droge, FA blloqe betoni për mbylljen e Gjadrit