TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar se Qeveria sapo e ka njoftuar uljen e pagave dhe pensioneve; sipas tij, marrëveshja me FMN-në, humbjet e mëdha të CEZ dhe përkeqësimi i gjendjes energjetike do të çojnë në këtë situatë.
Komentin e tij, ish-kreu i Qeverisë e ka bërë në profilin e tij në Fb, duke analizuar të dhënat që u prezantuan dje në Komisionin e Ekonomisë.
Sipas Berishës, “Me antireformën ekonomike, rritjen e ndjeshme të taksave, rritjen me 2.3 herë të borxhit publik në vetëm 16 muaj krahasuar me rritjen e tij ne vitet 2005-2013, ekonomia shqiptare po shkon drejt hyrjes se sigurt në reçesion dhe drejt skenarit grek.
Marrëveshja me FMN-në për 300 milionë euro kredi të butë parashikon rritjen e 10 taksave të tjera, por edhe ngrirjen e rrogave dhe pensioneve.
Mirëpo, mosrealizimi i të ardhurave dhe humbjet e mëdha në CEZ po përshpejtojnë përkeqësimin e gjendjes ekonomike.
Prandaj dje, Rama njoftoi në Komisionin parlamentar, nëpërmjet zëdhënësit të tij për financat, Cani, se ne rast se gjendja energjitike do përkeqësohet më tej, atëhere do të preken, pra, do te ulen rrogat dhe pensionet,”- thekson Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Marrëveshja me FMN shkon në Kuvend