TIRANE- Kryeministri Berisha zhvilloi sot paradite një takim me përfaqësues të qeverive të gjimnazeve të të gjithë vendin, ku informoi se shumë shpejt në Parlament do të kalojë pr/ligji i cili do u “ofrojë biznesmenëve që duhan të hapin shkolla 9 vjeçare, gjimnaze apo shkolla të mesme private, troje falas."
Në takimin e zhvilluar në ambientet e Muzeut Kombëtar, Kryeministri premtoi se do bëjë gjithçka, që procesi i votimit i zgjedhjeve të qershorit të mos ndërhyjë në provime në mënyrë që të ato të jepen në kohën e duhur duke u kujtuar se "duhet edhe të votojnë”
BERISHA: ASKUSH NUK MBETET PA SHKOLLE, ASNJE I VARFER
I pyetur se çfarë është bërë për nxënësit të cilët janë detyruar të braktisin shkollën për shkak të mungesës së të ardhurave, Berisha tha se qeveria ka filluar skemën e luftës kundër varfërisë që bazohet “në një praktikë suksesi botëror” dhe në adaptimin e sistemit të mikrokredisë. Sipas Berishës arsimi parauniversitar kanë librat gati, nga klasa e parë në maturë dhe familjet e tyre kanë ndihmë ekonomike, që është dyfishuar gjatë këtyre viteve dhe në universitet, asnjeri nuk mbetet për shkaqe ekonomike pa e ndjekur atë, pasi që të gjithë ata, që janë me ndihmë ekonomike fitojnë të drejtën e bursës." Sipas kryeministrit në Shqipëri janë 1300 fëmijë që nuk ndjekin shkollën.
4 VITET E ARDHSHME SHQIPERI SPORTIVE
Ai premtoi se do bëjë çdo gjë për një Shqipëri sportive, çka nënkuptonte, ngritjen e terreneve sportive në çdo komunë të vendit, si dhe ngritjen e palestrave në çdo shkollë të vendit. “4 vitet që vijnë për ju do të jenë 4 vitet e 4G."- tha Berisha.
BERISHA: TRE LIGJET PO MBAJNE PENG INTEGRIMIN
I pyetur nga nxënësit se cfarë janë tre ligjet, që kane hapur debat mes mazhorances dhe opozitës, Kryeministri Berisha akuzoi Ramën se po i mban të bllokuar dhe garantoi se pas zgjedhjeve të 23 qershorit, tre ligjet do të shkojnë për referendum, "pasi mos votimi i tyre po mban peng statusin e vendit kandidat."
Redaksia online
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com