DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Durrës, nga ku prezantuan kandidatin Igli Cara. Berisha e Meta, njëzëri bënë thirrje që të votohet Igli Cara, që sipas tyre më 14 maj do t’iu kthejë bashkinë qytetarëve dhe do të vendosë pluralizmin.

“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju”, ka thënë Meta.

“Më 14 maj, ju me Igli Carën, me një mision historik, do rivendosni në Durrës pluralizmin. Më 14 maj, ju me Igli Carën, do t’i thoni ndal të keqes. Mençuria e durrsakëve fton çdo qytetar të këtij rrethi të votojë më 14 maj ndryshimin”, tha Berisha.

Meta dhe Berisha akuzuan qeverinë për plaçkitje. Ish-kryeministri akuzon Edi Ramën se po bën gjithçka për të larguar shqiptarët nga vendi i tyre.

“Kur thërritët Igli, mendova ndryshim. Ndryshim për të shpëtuar Durrësin nga një bandë që e plaçkit Durrësin për një bandë më të madhe në Tiranë, që është ajo e Ramës dhe inceneratorëve. Mjaftojnë 10 mln euro që me një firmë kjo bandë ja kalon nga bashkia e Durrësit për të paguar inceneratorët e Tiranës. Është e qartë dhe e kuptueshme për çdo qytetarët durrsak se do ishin zgjidhur shumë halle në këtë qytet”, tha Meta.

“Ju keni në memorien tuaj kohërat kur plazhi i Durrësit vlerësohej si më i bukuri në Europë. Çfarë ndodhi në 23 vite? Në 23 vite, bukuria e plazhit pothuajse u asgjësua, u betonizua. Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët, të largojë shqiptarët. Më 14 maj të ndalim të keqen, të votojmë ndryshimin, të votojmë Igli Carën. Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore. Me brigjet, me tokat, me kodrinat, nuk ka bukuri më përrallore se Durrësi, nuk ka një vend me potenciale të tilla”, tha Berisha.

Berisha ka sulmuar kandidaten e PS Emirjana Sakon. Berisha tha se Sako ‘del nga sirtarët e Gjushit’ , duke i referuar këtu Vangjush Dakos, i shpallur non grata nga SHBA. Berisha e quajti Vangjush Dakon dhe Ardian Çelën si dyshen më mafioze në Shqipëri e Ballkan. Berisha tha se Dako duhet t’iu tregojë durrsakëve se sa para nga taksat e tyre i ka dhënë McGonigal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Berisha: Vangjush Dako tregoju durrsakëve sa para nga taksat i ke dhënë McGonigal

1680865402_WhatsAppImage20230407at12.36.13.jpeg

Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kandidaten e PS Emirjana Sakon. Berisha tha se Sako ‘del nga sirtarët e Gjushit’ , duke i referuar këtu Vangjush Dakos, i shpallur non grata nga SHBA. Berisha e quajti Vangjush Dakon dhe Ardian Çelën si dyshen më mafioze në Shqipëri e Ballkan. Berisha tha se Dako duhet t’iu tregojë durrsakëve se sa para nga taksat e tyre i ka dhënë McGonigal.

“A nuk është një thirrje t’i largojmë. Nuk paguajmë asgjë më shumë se sa indiferencën tonë, s’duhet të ecim të përgjumur. Ju ftoj që këto ditë që kemi para deri më 14 maj të bëjmë gjithçka, të trokasim në çdo zemër dhe çdo derë për të vendosur Igli Carën kryetar të Bashkisë. Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë.

Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to. Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftoj në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, ti marrë, ti marrë se nuk flet dot ajo.

Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”, tha Berisha.