TIRANE- Pas arrestimeve të bëra ditët e fundit nga policia për arrestimin e “bandës së tritolit”, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha e quan “skenar të filmave mafiozë” gjithë ecurinë nga denoncimi i ngjarjes nga një i penduar e deri tek arrestimi i disa prej personave të dyshuar për porositjen dhe kryerjen e vrasjeve. Berisha në reagimin e tij i drejtohet edhe kryeminsitrit Rama, i cili sioas tij “vrapoi të rrahë gjoksin për megaoperacionin që sipas tij vonoi 13 ditë dëshminë e N.GJ , personit të penduar të bandës që bashkëpunoi me Prokurorinë”.
 
POSTIMI I PLOTE I BERISHES NW “FACEBOOK”
Si ne filmat e mafies!

Te dashur miq, 17 dite me pare, pas nje seriali thuaj te perditshem tritoli ne te kater anet e vendit, nje bashkeautor ne vrasjet me tritol, N Gj, prishet ne pazare me bosin e tij ne vrasje, J S, dhe ky i fundit e kercenon me ligjin e mafies. Pas kesaj, N.Gj per te shpetuar koken, vendos te denoncoj bosin e vet, nje serial killer dhe anetaret e tjere te rrjetit vrastar dhe te parandaloje ekzektuimin e rradhes me tritol te grupit te tij. Menjehere pas kercenimit me jete nga J S, per te shpetuar koken e tij, N Gj vrapon tek Prefekti i Fierit. Ne kete takim N.Gj kerkon mbrojtjen e Prefektit dhe i tregon atij planin e J S per te ekzekutuar me tritol, kundrejt pageses, biznesmenin durresak te naftes P B.

Sipas N Gj ekzekutimin e P B e kishte porositur biznesmeni fierak ne fushen e gazit I K. Prefekti i tronditur thelle nuk deshi t'iu besonte vesheve por ja preu shkurt: "une nuk mbroj dot veten time jo te te mbroj ty". N Gj kishte frike te denonconte ne policine e Fierit, mbasi ai e dinte mire se biznismeni I K, qe kishte paguar 150 mije euro per vrasjen per hesap te tij, te bosit te naftes P B, e kishte nen kontroll te plote policine e Fierit dhe Vlores. Keshtu qe ai vendosi te denoncoje çdo gje ne Policine e Durresit. Ai deshmoi para drejtueseve kryesore te policise se Qarkut te Durresit duke mos e ditur se shkoji si cjapi tek kasapi, mbasi te dy oficeret qe e degjuan, si drejtori i Qarkut ashtu dhe shefi i komisariatit te Durresit, ishin lidhje te forta te biznesmenit I K qe paguante per vrasjen e P B. Keshtu, i ati i drejtorit A P kishte pike te shitjes se gazit te I K, kurse tjetri kishte qene shofer i I K per 8 vite dhe ishte vet I K qe nepermjet bashkeshortes se tij, goca e tezes se ministrit, qe e kishte emeruar ne Durres.

Drejtuesit e Policise se Durresit e percollen dhe ata te tronditur rrefimin e N Gj por refuzuan qe ta marrin ne mbrojtje dhe i shpallen te paverteta deshmite e tij. Pas kesaj N.Gj, ish militant zyrtar i PS ne Vlore, vendos ti drejtohet direkt Ministrise se Brendshme pa ditur se deshmite e tij do te shkonin tek kushuriri i pare i gruas se I K. Ne ministri e degjoi zv.drejtori i pergjithshem i Policise dhe dy te tjere. Vendimi ishte marre qe te mos pranohej deshmia e tij. Ata jo vetem qe nuk pranuan deshmine e tij dhe kerkesen per ta mbrojtur por e nxorren zvarre nga zyra me nje bresheri sharjesh dhe kercenimesh.Tik taku i ores fatale per N.Gj, vrases i penduar, nga halli po afronte. Deshmite e tij nuk i pranonte njeri. Ate e priste denimi kapital.
Atij i kishte mbetur si leter e fundit per te shpetuar jeten denoncimi ne media mbasi nje dore e zeze i bllokonte deshmine dhe e ndiqte per ta eleminuar.

I drobitur, i deshperuar, i pa shprese, si njeri me fundin e jetes se tij, ai arriti ne klandestinitet te plote te hyje ne nje gazete. Aty N Gj gjeti nje trajtim krejt tjeter dhe pasi i ofruan nje kafe ai filloi deshmine e tij per kroniken e nje vrasje te paralajmeruar, autoret, rrjetin, kumbaret, ndrikullat zyrtare dhe jozyrtare, te shume te vrasjeve te tjera. Nderkohe, tek deshmonte, ne telefonin e tij kishte nje seri missed calls. Pas13 ditesh i telefononte drejtori i Policise se Durresit, i cili e ftoi ti perserise dhe nje here deshmine mbasi ate te paren e kishte konsideruar te rreme.

Kryekreu Rama dhe ndihmesi i tij per Policine vrapuan te rrahnin gjoksin per megaoperacionin qe ne fakt ishte bllokimi per 13 dite i deshmise se N Gj dhe largimi nga Shqiperia, pas njoftimit nga zyrtaret e shtetit, te dy ndermjetesve me kryesore midis porositesve dhe ekzekutoreve te vrasjeve me pagese nga J S dhe grupi i tij. Kjo eshte e verteta si ne filmat e mafies te megaoperacionit te grupit te tritolit!! sb

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)