Berisha ka anashkaluar stendën ku ishte publikuar libri i kreut të opozitës Edi Rama, “Kurban”, dhe pytjes së gazetarëve i është përgjigjur
“Nuk ishte e paqëllimtë sepse unë jam një libërdashësh. Zoti i mbrojtë letrat nga politikanët e dështuar por Zoti e mbrojtë dhe politikën nga shkrimtarët e dështuar. Nuk mendoj se meritojnë një nderim të vecantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin pas letrave që kanë për strehë. Letrat
janë eliksir i mendimit ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë” .
Megjithatë zëdhënëses time i thashë mundësishit shko bleje librin se të ka bërë personazh.” Kryeministri u ndal dhe tek botimi i Blushit.
“Nuk dua të përfshihem në rivalitetin e tyre. Nuk janë e njëjta gjë. Sic e kam thënë Blushi ka një bibliotekë shumë të madhe të gjyshit të tij“- tha Berisha.
RAMA REAGON
Ndërkohë që menjëherë ka qenë dhe reagimi i Ramës në Twitter: “Sali, fisnikëria s'është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s'e ke, as Zoti s'të ndihmon dot në këtë pikë"."E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?" u shpreh Rama.