Berisha merr në mbrojtje Kurum për mbetjet toksike të eksportuara në Tajlandë

Berisha merr në mbrojtje Kurum për mbetjet toksike të eksportuara në Tajlandë

Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje kompanisë turke ‘Kurum’, kompani nga e cila dolën 816 tonë mbetjet e rrezikshme që u nisën drejt Tajlandës nga Porti i Durrësit.

Mbrëmjen e sotme nga ballkoni i shtëpisë së tij, Berisha e nisi protestën duke shfaqur deklaratën e Kurum në monitor. Sipas Berishës, Ministria e Mjedisit ka mashtruar shqiptarët dhe se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.

‘Ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ato mbetje vijnë nga furnaltat e Kurum. Shqipëria ka furrnalta hekuri, çeliku, kromi, por dhe furra alumini dhe metalesh të tjera. Por këto janë veprimtari legale, këto janë veprimtari të kontrolluara nga të gjitha anët.

Në këto furra shkrihet hekur, shkrihet krom, shkrihet çelik, alumin dhe të tjerë. Dhe këto furra në mënyrë transparente kanë procedurat ku i depozitojnë mbetjet e tyre, të rrezikshme, të parrezikshme, ku i eksportojnë, cili është destinacioni i tyre.

Kjo është një veprimtari dhjetëra vjeçare. Por ministria e Mjedisit deklaroi dje, se mbetjet i ka eksportuar Kurumi. Sot kjo sipërmarrje e madhe me një aktivitet pothuajse 30 vjeçare në Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.

Pra, ato mbetje thotë Kurumi, nuk kanë lidhje me uzinën, por dokumentacioni është plotësuar sikur janë të Kurumit. Shikoni pra çfarë qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme.

Shikoni se ç’bëjnë. Shikoni se ç’bën Edi Rama për bizneset e tij. Të dashur miq! Shikoni se çfarë bën Edi Rama me trafikun që bën me helme dhe toksina. Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur të jenë të një ndërmarrje private.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $! Nisin hetimet


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore