Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar një panik të pajustifikuar nga Beogradi, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.
Vengu u shpreh se bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër, teksa shtoi se të tre vendet kanë nevoja të ngjashme, ndaj dhe fuqizohen duke u bërë bashkë.
"I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Industria ushtarake/ Vengu: Në prill nis prodhimi i dronëve, 252 ushtarë të rinj! Kingji: S’kemi ende ndarje operacionale për trupat në Gaza








