TIRANE- Sali Berisha do të ketë zyrën e tij në selinë e rindërtuar të Partisë Demokratike. Ditën e djeshme Berisha dhe Basha kanë zhvilluar nj takim kokë më kokë në selinë e PD-së për rreth 1 orë ku Basha i ka treguar atij godinën e re të demokratëve e cila tani më ka përfunduar rindërtimin.

Gjatë këtij takimi, Berisha dhe Basha kanë diskutuar edhe mbi ndryshimet që do të bëhen në statutin e Partisë Demokratike si edhe mbi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas axhendës në datat 27 dhe 28 shtator do të mblidhet Kuvendi i PD-së ku do të dalë edhe Këshilli Kombëtar i demokratëve.