Berisha: Meta do e vriste Doshin e
 përgatiti skenarin të më fajësonte

Berisha: Meta do e vriste Doshin e<br /> përgatiti skenarin të më fajësonte
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për një krim në strukturat më të larta të shtetit kur tha se kryetari i Kuvendit është porositësi për vrasjet e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi ndërsa kryeministri Rama, sipas tij është bashkëpunëtor në këtë krim. 

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për një skenar nga kryeparlamentari Ilir Meta që sipas tij ka dashur ta përfshijë në atentatin e deputetit Tom Doshi. 

Skenari i kësaj ngjarje sipas zotit Berisha është i tillë që kryetari i kuvendit duhej të përdorte si koncension deputetin demokrat Mëhill Fufi për njeriun e zhytur në krim, në mënyrë që sipas zotit Berisha Meta krijonte simetrinë por bënte edhe pas skenarin e pas krimit. 

Berisha mohoi që me këtë ngjarje të ketë lidhje kunati i tij Agim Rama por tha se përfshirja e emrit të tij ishte përpjekje për t’i faturuar vrasjen ish-kryeministrit Berisha. 

Fjala e ish-kryeministrit Berisha per gazetaret pas perfundimit te mbledhjes se grupit parlamentar

Shpërtheu lemeritshëm koka e peshkut të qelbur. Si asnjëherë në historinë e këtij vendi në 25 vitet e pluralizmit një deputet i mazhorancës, ish-mik me kokë i Edvin Kristaq Ramës i nanurituri i madh i Ilir Metës që e ftonte për dreka dhe darka me helikopter qeveritare. Doshi lëshoi akuzën më të rëndë se kreu i parlamentit ka porositur, ka paguar vrasjen e tij dhe të një deputeti të PD Mëhill Fufit. Aktet më të shëmtuara, makabre janë dy nga kjo akuzë. Së pari pagesa për vrasje nga personi i dytë i shtetit që është kreu i parlamentit. Së dyti tmerrësisht përlyese, akuzuese komprementuese është heshtja e varrit si fija e barit e Edvin Kristaq Ramës për 5 muaj me radhë, e Saimir Tahirit dhe e të gjithë anturazhit të kupolës së mazhorancës së qelbësirave në parlament dhe në qeveri. Këta kumbarë që nuk janë më as shok as zotërinj, e konsiderojnë qeverinë si bodrume të mafies me pushtet. Çdo qytetar është i ftuar të shtrojë pyetjen, po pse Ilir Meta? Zgjodhi një anë Doshi në PS dhe Mëhill Fufin në PD. Kam dëgjuar mendime të cekëta, sipas të cilave meta kishte inate të mëdha me Doshin, qesharake, të turpshme, Meta me Doshin për një kohë të tërë i kishte aq vaj marrëdhëniet, saqë e vërteta është Rama u bë xheloz,. Meta me Doshin në krah e mbante Ramën për t’ia plas zemrën 30 minuta në telefon se si po shijonin verën, kecat, karkalecat me Tom Doshin. Kjo është e vërteta. Doshi pas zgjedhjeve u bë njeriu më problematik për Ramën, u përlesh egërsisht për qeverinë për emërimet e zyrtarëve më të larta, ku sipas tij veriu u përjashtua, ose vetë ai.
 
Muret e Il Gustos, do tu tregojnë sharjet me të parë që Doshi i bëri Saimir Tahirit, nuk po rri ti përmend se gojën nuk kam ndërmend ta bëj si ata. Në tavolinë ku ishin 4 deputetë me kryetarin e grupit ishin dhe dy miq të mi që nuk donin të dëgjonin, por i dëgjuan. Doshi krijoi rebelimin.

Unë i kisha denoncuar në mënyrë të përsëritur marrëdhëniet e Ilir Metës me Ramën, të skllavit të mjeruar me padronin e tij absolut. Rama pas çdo udhëtimi i sillte Metës haberin e tmerrshëm se në Berlin, Paris, Bruksel dhe kudo sa herë kthehej më kërkojnë arrestimin tënd mbi bazën e dosjes që vetë Rama kishte dorëzuar për Metën.
Duhej një koncesion në këtë rast, dhe ishte Fufi i cili duhej eliminuar për njeriun e zhytur në krim Ilir Meta, në këtë mënyrë Meta krijonte simetrinë por bënte edhe pas skenarin e pas krimit. Vendosën sëbashku, skenari dështoi siç dështoi skenari i vrasjes së Piro Bares, sepse autori mendoi po shkonte në katastrofë. Edhe ky mendoi se po bënte një gjëmë të madhe për vendin. Dështimi i skenarit nxjerr Ramën më lakuriq se fotot. Rama ishte në mos miratuesi, porositësi i krimit.

Unë kam neveri të komentoj botën e krimit. Çfarë nuk ju tha Meta ju, shefi i Gëzim Çelës të kokainës, është i njohur ai. Ai nuk u tha se ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për tu thënë se Sali Berisha ka dashur sponsorizuar këto dy vrasje, familjarë të personave të caktuar. Dhe ata i kanë kthyer reston. Edhe një qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë kudo në Shqipëri dhe në botë do t’i kesh punët siç meriton t’i kesh. Por pjesa e dytë do të jetë çështje hetimi. Skenari ishte që ky do vriteshin dhe ky do u thoshte këtë. Po këta nuk u vranë dhe thirrën familjarët e tyre dhe u thanë se këtë punë e ka stisur Sali Berisha ata ja kthyen siç e meritonte, e tmerruan në zyrë. Që një njeri të dalë, unë uroj të hetohet, por të dalë dhe të kapë tjetrin dhe të dëshmojë se më thanë me të vra më dhanë kaq para, kjo nuk ndodh kurrë e gënjeshtërt. Gënjeu ai që desh të vriste Piro Baren? Nuk gënjen kush për krimin.

Agim Rama u duhej sepse këta pas vrasjes do ja faturonin Sali Berishës.

Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogarinë e tij jo 600 mijë euro?

Pse të komunikoj me kunatin unë, ai as që duhet të merret me shpifjet e botës së krimit, e këshilloj unë.

Me Doshin në dijeni time, kam shumë vite që nuk kam komunikuar, por siç më ndodh mua, çdo akt kriminal që të marr vesh unë do e denoncoj në parlament.
Denoncova avionët, më thanë janë mushkonja, denoncova projektin për të eliminuar Tom Doshin. U bëra me dy burime, po të kontrolloni arkivat që i kam thënë Ilir Metës që kanë dashur ta eliminojnë. Kisha një informacion që ndër të tjera Rama i ka dërguar Shullazin në Velipojë dhe i ka thënë Tomës që po fole me Tahirin ke të bësh me mua, Toma tha nuk është e vërtetë. Kjo ishte e gjitha.

Imagjinoni këtë skenar të zhvilluar ku do ishte Shqipëria, ftoj çdo shqiptar të mendojë se kjo shkallë kriminaliteti kërkon përgjegjësinë më të lartë.
 
Nëse të ka mbetur dhe një nonagram njeri jep dorëheqje se kryetar parlamenti pa u qartësuar nga akuzat nuk do mund të pranohesh më.
Me mua kryeministër Meta nuk mund të mendonte kurrë të kapte njeri. Nuk jam Edi Rama, unë jam Sali Berisha, me mua u kap me një dhe iku.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron