Berisha: Mungesë transparence
për krimin e shëmtuar në Lazarat

Berisha: Mungesë transparence<br />për krimin e shëmtuar në Lazarat
TIRANË - Ish-kryeministri Berisha ndërsa shpreh solidaritetin me forcat e rendit dhe Prokurorinë e Shtetit për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të vrasjes së efektivit Ibrahim Basha, thekson se ka mungesë  transparence ndaj publikut për ngjarjen.
 
Sipas Berishës në listën e të kërkuarve ka persona që ndodhen në burg. Por sipas tij më i rëndë është fakti se Policia e Gjirokastrës është njoftuar se ka fjalë se po futen arme ne Lazarat.

Statusi i plotë Berishës
Mungese transparence ndaj publikut për krimin e shëmtuar të sotëm në Lazarat!

Ngjarja e sotme ne Lazarat, ne te cilen u vra nje efektiv i RENEA-s dhe u plagosen dy police te tjere ishte nje krim i shemtuar. Duke shprehur te gjithe solidaritetin tim me forcat e rendit dhe Prokurorine e Shtetit per gjetjen dhe vendosjen para ligjit te krimineleve autor te ketij akti, me duhet te denoncoj gjithashtu mungesen pothuaj te plote te transparences para publikut te tronditur, te rrethanave dhe dinamikes te kesaj ngjarje te rende kriminale, a thua se kemi te bejme me nje ngjarje private.

Keshtu, thuhet se personi i kapur gjate kontrollit te te cilit eshte gjuajtur mbi policet ne postbllok, Xhulio Ilir Malo nuk eshte fare nga Lazarati por nga Koder Tepelena. Policia ka dale tani me nje liste prej rreth 20 personash. Nuk perjashtohet mundesia qe midis tyre te jene dhe autoret e krimit por keta persona prej shume muajve jane ne kerkim e madje ndonje prej tyre thuhet edhe ne shoqerim te ndonje pushtetari. Pervec ketyre, ne listen e te kerkuarve figurojne dhe persona qe prej muajsh gjenden ne burg. Se fundi, mesohet se disa nga personat ne liste kane shkuar vete ne komisariatin e policise se Gjirokastres per te provuar se nuk kane asnje lidhje me ngjarjen e sotme apo me ndonje ngjarje tjeter. Pra duket se Policia po perserit historine e listes se nje viti me pare.

Gjithashtu dihet se prej disa javesh drejtori i policise se Gjirokastres eshte njoftuar se ka fjale se po futen arme ne Lazarat. Ne keto kushte i bej thirrje Prokurorise te hetoje dhe zbardhe sa me shpejt dhe me transparence te plote rrethanat, dinamiken dhe autoret e kesaj ngjarje te rende, ne te cilen ra ne krye te detyres oficeri i Policise, Ibrahim Basha dhe u plagosen dy kolege te tij. sb


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran!

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike