Sali Berisha mungoi në protestën e dytë kombëtare. Ai ka dërguar vetëm deputetët demokratë, të cilët pasi qëndruan para Kryeministrisë, ku në emër të PD-së mbajti një fjalim Flamur Noka, marshuan drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar grupit të protestuesve të tjerë, ku nuk mungojnë as ata me maska. Noka sulmoi “Flamingot” dhe grupin e Arlind Qorrit.

“Koha tregoi se disa nga emrat u blenë si derrat dhe e katandisën protestën e flamingove në shërbim të Edi Ramës. Pa Qorin dhe 50 komunistë të tij, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të artikulonte ANTIFA-n. Shqipëria nuk ka ANTIFA. Por komunistët e Qorit dhe me luftë kundër opozitës i bënë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Shqiptarët kanë të drejtën të votojnë kë të duan. A e mbani mend protestën e studentëve në 2018-ën? A ishte Qori që u fut ‘Kal Troje’ me marksistët e tij në protestë? Ne e kemi detyrë të jemi këtu për të vërtetën”, tha Noka.


Lajmi kryesor:

Dështon sërish protesta e Sali Berishës, studentët distancohen nga militantët e PD: Jeni të shitur, opozita jemi ne! Por, pjesëmarrja në rënie (VIDEO)