TIRANE - Sot pasdite,Kryeministri Berisha mori pjesë në bashkëbisedimin me studentët e ekselencës, i cili u zhvillua në sallën “Liria” të qytetit Studenti. Ai iu përgjigj pyetjeve t tyre për çështje të ndryshme.
"Një gjë ju siguroj se në bindjen tonë më të thellë", - tha Kryeministri, - "vetëm Shqipëria e dijes do të jetë Shqipëria e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, do të jetë Shqipëria e zhvilluar, e cila do të ketë shpalosur të gjitha resurset e potencialet e saj të mëdha dhe shndërruar ato në vlera për qytetarët e saj, do të jetë Shqipëria europiane, Shqipëria vend i zhvilluar.
Gjatë këtyre viteve, ne jemi përpjekur të përparësojmë shkollimin si gjënë më serioze të një kombi. Në një hark kohor të shkurtër kemi bërë të mundur që të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi të testojnë veten, për të shndërruar në realitet ëndrrën e tyre universitare dhe kemi vepruar drejt. Unë i përkas atyre që besojnë se shoqëria, shteti duhet t’i japë të riut, shansin, për të provuar energjitë, përkushtimin, intelektin e mendjen e tij. Kjo është arritje. Sot, numri i studentëve është tre herë më i madh se pak vite më parë, një sistem i drejtë dhe i ndershëm pranimi në universitet është vendosur, një diversifikim i madh i programeve në universitete ekziston sot, me rreth 540.
Ne kemi bërë përpjekje për një mbështetje të ekselencave, por kjo përpjekje është thjesht në fillimet e veta. Përveç mbështetjes financiare që marrin universitetet, ne kemi përcaktuar një fond që u jep mundësi atyre që fitojnë të doktorohen në shkencat jo teknike në 10 universitetet më të njohura të botës, në shkenca teknike në 51 universitetet më të njohura të botës. Ne kemi përcaktuar disa stimuj, kemi bërë një hapje për përfshirjen e tyre në administratën shtetërore. Dua t’ju them se, në rast se para 6-7 vitesh, në administratën shtetërore kishte gjithsej 1.5 përqind të shkolluar jashtë, sot janë 21 përqind dhe janë një numër shumë i madh të rinjsh që kanë ardhur. Në mënyrë indirekte, duke rritur organikat e universiteteve dhe sëbashku me kontributin universiteteve private, numri i pedagogëve dhe asistentëve sot në shkollat e larta nga 6000 në vitin 2005 është 10 400. Po ashtu janë vendosur bonuse për doktorantët që pranohen automatikisht pa intervista në administratë dhe në rast se ato konkurrojnë për një post drejtues marrin një shtesë modeste për doktoratën që kanë bërë, 30 mijë lekë. Këto janë disa nga elementet që kemi vendosur, por ne jemi të përgatitur të vendosim shumë më tepër", - përfundoi Kreu i Qeverisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com