TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur mbështetjen që Parlamenti Europian i dha vendimit të Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëar të BE-së. Ndërsa ka uruar që “më datë 17 dhjetor Këshilli i Ministrave të BE të miratojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë!”
 
Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha vlerëson se vota e sotme historike në Strasburg, është një vlerësim i madh për suksesin e reformave të mëdha e të gjithanshme të ndërmarra nga Shqipëria vitet e fundit. Ndërsa shpehu mirënjohjen për grupin e eurodeputëtëve, për votimin e rezolutës për Shqipërinë.

berisha per rezoluten

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)