Berisha: Në 6 muaj qeverisje
PS-LSI janë dyfishuar vetëvrasjet

Berisha: Në 6 muaj qeverisje<br />PS-LSI janë dyfishuar vetëvrasjet
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë Rama-Meta për rritje të numrit të vetëvrasjeve në vend. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD-së shkruan se të dhënat zyrtarë për 6 muajt e fundit faktojnë rritje të vetëvrasjeve nga 90 në 139 raste. Sipas Berishës shkaku i vërtetë i vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje janë pushimet nga puna, rritja e papunësisë, varfëria, etj.
 
“Në qeverinë Rama - Meta janë rritur në mënyrë dramatike vetëvrasjet me 54% dhe tentativat për vetëvrasje me 107%
 
Të dashur miq, Edi Drama, njeriu që rrezaton zi, urrejtje, pesimizëm, negativitet kërkon të lajë duart si Pons Pilati me dyfishimin e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje. Kështu, 180 ditët e fundit të qeverisë Rama - Meta, për të cilat kemi statistikën krahasuese zyrtare, del se u shoqëruan nga rritje dramatike e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje. Këto të dhëna zyrtare faktojnë se, 6 muajt e fundit, vetëvrasjet në Shqipëri u rriten nga 90 në 139 raste pra u rritën 54%. Kurse tentativat për vetëvrasje u rritën nga 150 në 310 raste, pra u rriten me 107%.
 
Para kësaj situate dramatike të rritjes marramendëse të vetëvrasjeve me 54% dhe tentativave për vetëvrasje me 107%, Edvin Drama, njeriu që rrezaton çdo minutë, orë dhe ditë vetëm urrejtje, negativitet dhe zi kërkoi me cinizëm ekstrem që policia socialiste e tij të merret me trajtimin e vetëvrasjeve, pra dhe kjo vetëm e vetëm për të manipuluar shkaqet e tyre te lidhura me pushimet nga puna, rritjen e shpejte te papunësisë, varfërinë ekstreme, pamundësinë e mjekimit etj.
 
Kësaj i thonë të vetëvrasësh për së dyti viktimat e mjera dhe të terrorizosh familjet e tyre”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni