Berisha: Në arsim, në 300 ditët e
qeverisë, asnjë qindarkë investim

Berisha: Në arsim, në 300 ditët e<br />qeverisë, asnjë qindarkë investim
TIRANË - Përmes rrjetit social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha shprehet se në 300 ditët e para të qeverisë Rama-Meta, pavarësisht premtimeve për rritje me 5% të buxhetit për arsimin nuk është investuar. Sipas tij nuk është ndërtuar apo rikonstruktuar  asnjë shkollë, kopësht apo çerdhe në të gjithë Shqipërinë.
 
“Investimet në infrastrukturën arsimore të të gjitha cikleve ishin zero. Mësuesve që u premtoi rrogën e 13-të ju hoqi dhe shpërblimin e fundvitit.” -thekson Berisha
 
Më tej ai shkruan edhe për largimet nga puna të cilat sipas Berishës janë bërë për arsye klasore, duke shtuar se mbi 6 mijë mësues me arsim të lartë dhe 80% e tyre u zëvendësuan me militantë të PS-LSI me shkollë të mesme.
 
“Në 300 ditë nuk u bë asnjë vlerësim, sipas zotimit, i universiteteve të vendit por u përgatit projekti i reformës se arsimit të larte, me të cilin e gjithë barra financiare e shkollimit të të rinjve në universitet do të bjerë mbi supet e familjeve shqiptare.”- shprehet Berisha.

Statusi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social "Facebook"
berisha ne fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni