TIRANE - Kryeministri Berisha viziton sot Azerbajxhanin, ku do marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik.

“Do të diskutojmë mbi vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik me liderë të tjerë rajonal. Dhe, më e rëndësishmja është takimi edhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Azerbajxhanit për të garantuar se TAP është mënyra më e mirë për transportin e gazit drejt Europës. TAP përkthehet në miliarda dollarë investime në Shqipëri dhe 20,000 vende pune të reja që do të rezultojne nga ky investim.”- kështu kryeministri Berisha në FB.

Sipas kryeministrit falë këtij projekti i gjithë vendi do të të ketë furnizim me gaz të lirë, duke ulur kostot e gatimit dhe ngrohjes për çdo familje dhe duke ulur kostot edhe për biznesin. Projekte të tilla janë zgjidhjet reale dhe konkrete që na nevojiten për më shumë punësim dhe një Shqipëri të zhvilluar! – deklaron kryeministri Berisha.

(sg/shqiptarja.com)