Berisha në Facebook me
371,043 miq, 6 ministra pasivë

TIRANE- Rrjeti social Facebook duket se po shërben mjaft mirë për fushtë elektorale për kreun e qeverisë, Sali Berisha. Që prej hapjes së faqes së tij zyrtare në Facebook në datën 8 dhjetor, miqtë që ndjekin këtë faqe dhe që azhornohen me të rejat më të fundit të kreut të qeverisë si dhe me kryeministrin e vendit janë shtuar. Edhe pse jo me ritmet që adresa zyrare e Berishës në Facebook pati në fillim, deri ditën e djeshme në këtë faqe numëroheshin plotë 371,043 që e kanë pëlqyer këtë faqe, nga të cilët 50,525 flasin dhe komentojnë në postimet që hedh Berisha në Facebook. Në adresën e tij zyrtare përveç fotova nga momentet me familjarët e tij, Berisha hedh dhe ato të festimeve të themelimit të PD-së në qytete të ndryshme, e madje shkon deri te tregimet dhe rrëfenjëzat për politikanët, të cilat gjithmonë kthehen në titujt kryesorë për gazetarët.

MINISTRAT PASIVË: MEDIU, KSERA, PANARITI TAFAJ, BUMÇI DHE RULI

Ministri Mjedisit, Fatmir Mediu rezulton se është një nga ministrat që nuk është frekuentues i rregullt i Facebook. Në një faqe me emrin e tij në Facebook, gjenden vetëm 301 pëlqime dhe asnjë aktivitet politik i këtij ministri. Ndër ministrat që nuk janë aktivë në këtë rrjet social janë Spiro Ksera dhe Edmond Panariti. Panariti edhe pse me faqe të tij personale në Facebook, nuk ka të publikuar asnjë akttivitet nga ana e tij, përveçse postimeve të miqve të tij, kryesisht foto nga aktivitete të ndryshme si ministër. Ndërkohë që edhe ministri i Punës, Ksera me adres të tij personle, numëron vetëm 302 miq dhe asnjë aktivitet të publikuar në postin e ministrit. Faqja zyrtare e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj numëron 96 pëlqime. Në këtë faqe nuk gjendet asnjë lloji aktiviteti i ilustruar me foto ose komente. Ndërkohë që ministri i Bujqësisë, Genc Ruli me adresë persoanle të tij në Facebook me 1590 miq ka postuar vetëm disa foto të vjetra të aktivitetit të tij politik. Pwr ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi rezultojnë disa adresa të rreme dhe asnjë e saktë në Facebook. Duket se Bumçi është më pasivi nga gjithë ministrat nw rrjetin e Facebook.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim

Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim