Berisha në FB: Për imazhin e
Shqipërisë nuk e ka fajin Hollivudi
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar pasardhësin e tij, kryeministrin Edi Rama për imazhin e keq të Shqipërisë.
TIRANË - Me një mesazh në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me fjalën e mbajtur në OKB, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në shënimin e tij, Berisha fajëson Ramën për imazhin e vendit dhe jo filmat e Hollivudit, që ai quan të pandershëm.
“Të dashur miq, fajin për imazhin e Shqipërisë e ka Hollivudi. Kjo deklaratë në sallën e OKB-së nuk është bërë dje nga komiku ynë i mirënjohur Skënder Sallaku, por nga Piktori qesharak që tetë vite me rradhë bëri gjithçka, më shumë se çdo albanofob tjetër, për të nxirë imazhin e Shqipërisë” shkruan Berisha.
Sipas tij, “në tetë vite Edi Rama për të përçudnuar imazhin e Shqipërisë futi në parlament daulle, bori, bojkotoi Parlamentin dhe institucionet, bëri grevë urie, protesta me plehra për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptarët, organizoi puçin e 21 janarit për të marrë pushtetin me dhunë, organizoi grevën e urisë dhe djegien për së gjalli të të semurëve psiqik për të anulluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë”.
Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza edhe për bllokimin e statusit të vendit kandidat. “Rama si askush tjetër mbajti peng për dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani në pushtet instaloi qeverinë më të dobët, më të korruptuar në historinë e vendit dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht të shtyjë me tej statusin e vendit kandidat vetëm të mos konsiderohet si një meritë e qeverisë së PD-së”, shkruan ish-kryeministri në rrjetin social Facebook.
Sipas Berishës, filmat për Shqipërinë janë të pandershëm “por imazhin e Shqipërisë në Europë e ka nxirë më shumë se kushdo tjetër këto vite Piktori dështak”.
Berisha ka treguar edhe për një episod që ka ndodhur disa muaj më parë. “Vetëm pak muaj më parë njëri prej personaliteteve më të shquara të Europës do të më thoshte: "Mirë ai që është haptas anti-shqiptar, po të tjerët si ka mundësi që e ndjekin atë? Kjo nuk ndodh me asnjë vend tjetër", shkruan deputeti i PD.
Ai nuk ka lënë pa cituar edhe Faik Konicën: “Vetëtimthi në mendje më erdhën fjalët e Konicës: "Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët", natyrisht si Edvini,” përfundon shënimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.9%
-
Jo
61.6%
-
Deri diku
5.5%
Vota total: 580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11