HIMARË – Gjatë vizitës në Jug të vendit, kryeministri Berisha është ndalur dhe ka vendosur buqeta me lule në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik i 14 majit, në Qafën e Vishës, në afërsi të Himarës.
Ai ka parë nga afër vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa u përul me respekt e nderim për 13 viktimat në moshë të re të aksidentit fatal.
TRAGJEDIA
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16.00 të datës 14 maj. Një autobus me studentë të universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", që po udhëtonin drejt Sarandës për një ekspeditë mësimore, u rrëzua në greminë, ku si pasojë humbën jetën 13 persona, kryesisht studente, ndërsa u plagosën mbi 30 të tjerë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com