Berisha në Kamzë: Mos u
mashtroni nga premtimet e Ramës

Berisha në Kamzë: Mos u<br />mashtroni nga premtimet e Ramës
TIRANË - Partia Demokratike po zhvillon miting përmbyllës në Kamzë. Kreu i PD i është drejtuar qytetarëve të Kamzës dhe gjithë Shqipërisë të bashkohen me forcën politike që ai drejton, pasi sipas tij, “premtimet e Ramës nuk duhet të besohen”.

“Rama, nuk ka nevojë që ti t’u tregosh qëndrimin e tyre me votë. Nëse vetëm një qytetar nga Kamza apo Kodër Kamza vjen dhe thotë të paktë një të mirë që i ka bërë Edvin Rama përveç përçmimit atëherë lë t’i besojë. Të besosh defterët e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut, është si të besosh defterët e Don Kishotit dhe Sanço Panços. Ju ftoj të bisedoni me të gjithë të afërmit, miqtë, shokët, dhe t’i shpjegoni se është gabim t’i falësh votën një njeriu që për ju ka vetëm dhe vetëm përçmim dhe mashtrime”, tha Berisha.
 
Duke vijuar akuzat ndaj rivalit të tij politik, Berisha tha se “për 11 vjet në krye të Bashkisë së Tiranës, Rama nuk bëri asgjë për qytetarët e Kamzës”.
“Ju bëj thirrje që më 23 qershor të ftoni çdo mik, çdo shok, dhe të afërm pavarësisht nga bindjet politike të bashkohet me në, pasi me ne është 100 herë më afër sesa me njeriun i cili 11 vjet kryetar bashkie nuk pati zemër të bëjë qoftë edhe aktin më të vogël ndaj jush, që erdhët dhe ngritët këtu një qytet madhështor. Bashkohuni me ne, se ai bllokoi integrimin tuaj në BE”, u shpreh kreu i PD.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj u shpreh se "Edi Rama ka plane bosh".
 
Ndërsa Asllan Dogjani u shpreh se “programit të PD-së i janë afruar shumë socialistë, i përgëzoj ata se kanë bërë zgjedhjen e duhur, të votojmë për burrin e shtetit, Sali Berisha, për numrin 44, për t’i dhënë një mësim modelit pesimist të Ramës, modelit të bojkoteve, ai është arrogant dhe i papërgjegjshëm, pa vizion dhe pa vlerë”.
 
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka vlerësuar se “Rama erdhi nënshkroi një letër me ju, sepse nuk ia beson më njeri fjalët, pasi Rama ishte ai që prishi ndërtimet pa leje dhe nuk shtroi rrugë në zonat informale, pasi ju përbuzi".
 
"Edi bojën e ndërron, por zakonin s’e harron. Kemi alternativën e provuar të shërbimit; kemi kryeministrin Sali Berisha për zhvillimin, rritjen e punësimit dhe integrimin në BE", theksoi Basha.
 
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën