BERAT - Kryeministri Sali Berisha ka inaguruar rrugën e përfunduar në një komunë të rrethit të Kucovës, ku më pas gjatë një takimi me banorët e zonës ka premtuar se do të vazhdojë punën e nisur për zhvillimin e fshatrave dhe komunave duke lënë aleancat e ngjalave, sic i quajti ai.

Kryeministri Berisha ishte pasditen e së enjtes në komunën Kozare të rrethit të Kucovës ku preu shiritin e inagurimit të rrugës që lidh këtë komunë me qytetin naftëtar. Rruga e re u realizua me një investim prej 163 milionë lekësh dhe është e gjatë 3.82 km e gjatë, lidh qendrën e Komunës Kozare, me qytetin e Kuçovës. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve. Së bashku me dy rrugët e tjera Grekan– Vlashuk 13.5 km dhe Kozare-Fiershegan 18.1 km, punimet e të cilave janë në zbatim, kjo zonë merr një rëndësi të madhe duke u bërë një pikë ku kryqëzohen rrugët që lidhin qarkun e Beratit me atë të Fierit dhe Elbasanit.

Në fjalën e tij me banorët e zonës kryeministri Berisha u shpreh se në këto vite kjo qeveri ka investuar në këtë qark për 500 km rrugë, ndërkohë që tha se do të ndërtoj cdo kilometër rrugë. Duke bërë një rezyme të investimeve të kësaj qeverie të viteve të fundit qeveria ka investuar për 83 shkolla, 31 ujsjellsa, 46 qendra shëndetsore, kemi suvensionuar 2.600 hektarë në ullishte, pemtari, etj. Berisha gjithashtu premtoi suvensionimin e akziës së naftës, heqjen e TVSH-së për plehrat kimik. Duke vijuar fjalën e tij kreu i qeveris u shpreh se “ne do të vazhdojmë për të bërë fshatrat dhe komunat, do ti lem ata të merren me ngjalat e Nard Ndokës që ti ngexin në grykë. Ne do ti lem ata në aleancat e ngjalave dhe do të punojmë për të shndëruar në vepra premtimet tona”

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)