Berisha në mbrojtje të Alikos:
“Lepuri flen tek Saimir Tahiri”

Berisha në mbrojtje të Alikos:<br />“Lepuri flen tek Saimir Tahiri”
TIRANE- Berisha i del në mbrojtje akuzave të bëra ndaj kreu të komunës së Lazaratit Dashnor Aliko. Në konferencë e djeshme për shtyp, Berisha akuzoi Tahirin se ka paditur kryekomunarin e Lazaratit vetëm për faktin se ai nuk zbatoi urdhrin e qeverisë për t’i lënë që të dilnin nga fshati kriminelët. Berisha pretendoi se Aliko ka denoncuar në polici në 5 mars të këtij viti plot 109 persona, por siç mëson “Shqiptarja.com” nga burime pranë policisë kjo shkresë nuk ekziston. Aliko ka njoftuar vetëm në një rast në 29 maj 2014 policinë, për prezencën e disa personave të armatosur në fshat, rast për të cilin janë marrë masat e nevojshme.

“Ku fle lepuri tek Dasho Aliko? Jua them unë. Lepuri flenë në faktin së në datën 17 qershor në një takim zhvilluar në Gjirokastër, ku ndër të tjerë ishte edhe zëdhënësi i qeverisë Rama për rendin Tahiri, Dasho Alikos i kërkohet të kontaktojë kriminelët, të cilët ky i kishte denoncuar dhe t’u informohej atyre se do t’ju lihej shtegdalje. Ne e informuam në media këtë. Pra çfarë ishte kjo? Kjo ishte një mënyrë sesi të implikoje Dasho Alikon në arratinë e kriminelëve, por Dasho nuk mundej kurrë të implikohej.”,- tha Berisha.

Në vijim të deklaratës së tij, ish-kryetari i PD-së theksoi se i vetmi ligj i cili implikon Alikon në veprime kriminale është ai i miratuar nga ai vetë se kryetarët e komunave duhet të informojë kur ka mbjellje të lëndëve narkotike.“Sipas ligjit të miratuar nga qeveria ime, kryetarët e komunave kanë një detyrë, po nuk e përmbushën ndiqen penalisht. Detyra e tyre është të informojnë qeverinë. Dasho Aliko ka një shkresë me datën 5.3. 2014 ku njofton drejtorin e Policisë Gjirokastër, për 109 persona që kishin pushtuar tokë publike për të mbjellë kanabis. Kjo është detyra e tij ligjore. Për hir të së vërtetës ai e ka bërë edhe vjet këtë”,- tha Berisha.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë