TIRANE - Kryeministri Berisha inauguroi sot gjimnazin “Isa Boletini” të Paskuqanit në Tiranë, një investim me vlerë 180 milionë lekë. Gjimnazi “Isa Boletini” ka një kapacitet për 1400 nxënës dhe ofron për ta, mjedise mësimore e sportive të një niveli të lartë bashkëkohor. Shkolla ka 24 klasa, 4 laboratorë (informatikë, fizikë, kimi, biologji), bibliotekë, palestër moderne të mbyllur si edhe mjedise të tjera ndihmëse.
“Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të ecë me shpejtësi drejt përqindjeve më të larta të qytetarëve të saj që do të kenë mbaruar shkollën e mesme, drejt përqindjeve më të larta të qytetarëve të saj që do të kenë mbaruar shkollën e lartë. Në këtë mënyrë, ecim të sigurt drejt një punësimi masiv të qytetarëve shqiptarë”, tha Kryeministri.
Berisha u shpreh, gjithashtu, se në krye të katër viteve rrogat e mësuesve do të jenë 700 dollarë. “Ne do t’i rrisim pagat dhe kemi në axhendën tonë përparësi madhore mësuesen dhe mësuesin, sepse kemi bindjen më të thellë se çdo qindarkë e investuar në arsim, e investuar për kualifikimin e mësuesve, për përgatitjen e tyre është investim i sigurt për të ardhmen tonë”, tha Kryeministri.
“Ne, - theksoi Kryeministri, - kemi bindjen se arsimi është dhe do të mbetet leva më kryesore në punësimin e qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimin e këtij vendi.
Edhe një herë ju uroj gëzuar këtë shkollë dhe ju garantoj se investime të tjera të mëdha do të jenë së shpejti në komunën tuaj, ku ne kemi ndërtuar 21 kilometra rrugë, 4 ujësjellës, 3 qendra shëndetësore. Përsëri nevojat tuaja janë të mëdha, përsëri investime të tjera më të mëdha do të bëjmë, në mënyrë që Paskuqani të shndërrohet në një nga qytetet më moderne të vendit".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com