SHKODER - Gjakmarrja është një fenomen që ekziston por që është në rënie vitet e fundit. Pohimi ka ardhur nga Kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës së fundit që zhvilloi në Shkodër, ku mori pjesë në meshën solemne me rastin e 950 vjetorit të Dioqezës së Sapës.

I pyetur nga një gazetare franceze mbi vendimin e Kishës për të shkrishëruar kë vret për gjakmarrje, Berisha e mbështeti atë duke e quajtur historik. “Kisha mori një vendim historik në këndvështrimin tim, për këtë shkak Qeveria është e vendosur për të dhënë dënime maksimale dhe të ashpra për këdo që do kryejë vrasje në emër të gjakmarrjes, e cila ekziston si fenomen por këto vite ka njohur ulje si fenomen dhe ne shpresojmë se të gjithë së bashku do bëjmë çmos për zhdukjen e këtij fenomeni nga vendi ynë”, tha Kryeministri.

Shpallja e dekretit të shkishërimit nga Metropolia e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës ka bërë që Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar të Gjaqeve të nisë një ekspeditë disa mujore në zonën e veriut, kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.

(shqiptarja.com)