TIRANË - Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me zbulimin e identitetit të dëshmitarit kyç në gjyqin ndaj Arben Frrokut për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamajt. Përmes rrjetit social ‘Facebook’ ai shkruan se në Shqipëri, krimi është vet qeveria dhe kreu i saj është Rama.

Sipas tij në revanshin për te uzurpuar institucionet e pavarura, Rama bëri disa ligje anti-kushtetuese, për të cilat i duhej shumicë e cilësuar. Dhe kjo ka qenë arsyeja vijon Berisha ku pjesë e negociatës Rama - Frroku për votimin e ligjeve ishte lëshimi i vëllait të Frrokut nga burgu.
 
Gjithashtu Berisha shton se Rama ka detyruar policinë që të mohonte vendosjen e tritolit më datë 15 shtator mjetit të Fatmir Vladit.
 
“Rama është koka e krimit sepse para pak ditësh, dëshmitarit të cilin policia e kishte strehuar në një banesë të fshehtë, sipas mediave i shkuan për vizitë i ati i Frrokut me dy të tjerë me një mesazh të prerë: "mbylle gojën ose kokën".”- shkruan berisha në rrjetin social “Facebook”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)