'Berisha na premtoi primare! Kanë mbaru rrenat!' Demokratët e Lezhës 'kryqëzojnë' Nokën: Nëse vjen Gjekmarkaj s'dalim në fushatë! Report Tv sjell debatin që Sekretari i Përgjithshëm i PD u përpoq ta fshihte

Lezhe- Demokratët e Lezhës 'kryqëzuan' Flamur Nokën në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Lezhë gjatë prezantimit të Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku.

Anëtaret e kryesisë, por dhe simpatizantet e kësaj force politike të pranishëm në mbledhje ku ishte dhe sekretari i Përgjithshem i PD Flamur Noka, kundërshtuan vendimmarrjen e Sali Berishës që Gjekmarkaj të drejtojë fushaten elektorale në Lezhë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025.

Sipas demokratëve nuk mund të përfaqësohen nga një person i cili u zgjodh deputet në Qarkun e Lezhës në vitin 2021 dhe për tre vite nuk u pa asnjëherë në zonë, ndërsa nuk munguan debatet e forta me Flamur Nokën.

Debatet kanë qenë të forta dhe me tone tepër të larta dhe Report Tv e Shqiptarja.com po sjell një pjesë të tyre me audio e video. 

Arben Paluca anetar i kryesise PD dëgjohet zëri: Këtu është mbushur me patronazhistë. Patronazhistët të shkojnë tek PS. Hajde vëlla! Jemi të thirrur kryetar, sekretar dhe anëtar!
Gjon Karaçi simpatizant: I kam dhënë votën Agron Gjekmarkajt! 
Flamur Noka: Qartë, qartë.
Gjon Karaçi simpatizant:  Për debat kam ardhur këtu. Unë dua të fitoj, nuk dua të humb.
Flamur Noka: Janë50 burra e gra këtu. Nuk ta kanë borxh. Nuk mund ti mbash peng ti
Gjon Karaçi simpatizant: Do ti mbaj peng, siç më kanë mbajtur me helm ata 5 që  ke aty mua  
(Në një moment ndërhyn Gjin Gjoni, kryetari i PD-së së Lezhëz, për të qetësuar demokratin) 
Arben Paluca anetar i kryesise PD: Kam 30 vjet në opozitë me ju. Ça  të rrej më.  Kanë mbaru rrenat ca ti them!
Flamur Noka: S'ke pse ti thuash rrenat t'i thuash të vërtetën.
Gjon Karaçi: Sali Berisha a ka deklaruar me 11 janar do të bëhen primare? Pse nuk bëri primare e të nxirrnim ne fitues kë të donim ne? 
 

Demokratet e Lezhës paralajmerojnë bojkot të fushatës elektorale të vitit 2025 dhe humbje të thellë nëse nuk do të ketë reflektim që Agron Gjekmarkaj të tërhiqet si drejtuesi politik i këtij qarku.

Aleks Gjoni kryetar i grupseksionit Lezhe: Kam një pyetje të thjeshtë për zotin Agron. Ka 3 vjet që asnjë demokrat nuk e ka takuar. Përtej çështjes së Tiranës, politike  jo me Lulin jo me Salën jo ... pastaj rrokulliset sa rrokulliset e pastaj gjen veten.
Aleks Gjoni kryetar i grupseksionit Lezhe: Ne nuk dalim në fushatë asnjë nëse Agron Gjekmarkaj do të vijë drejtues politik. Dhe unë pa ata s'kam ça bëj. Që sot nëse vendoset, për të qenë unë mirupafshim!
Kam 7 seksione, edhe asnjë, kujtdo që i kam thënë, më kanë thënë po na erdhi në listë të mbyllur, Agron Gjekmarkaj, si drejtues politik ne asnjë nuk dalim në fushatë. Unë s'kam tjetër me kë bëj fushatë. 

Por Flamur Noka është përpjekur ta fshehtë 'mizën nën kësulë'. Në përfundim të takimit Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratikei mohoi debatet në këtë mbledhje.

Unë habitem nga i keni këto. Asnjë kontestim. Në ditën e sotme ka pasur diskutime për aksionin dhe për strategjinë e këtij aksioni dhe si do të organizohemi e bëhemi bashkë me çdo qytetar të Lezhës e Shqipërisë për të mundur së keqen, Edi Ramën e Rilindjen."   tha Noka në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së këtij qarku

Mbrojti kandidaturën e propozuar nga Sali Berisha duke e quajtur Agron Gjekmarkaj, njeri të penës dhe të mendjes, një përfaqësues dinjitoz për Lezhën.

"PD, Sali Berisha i ka sjellë Lezhës një intelektual brilant të kalibrit të lartë. I ka sjellë nënkryetarin e partisë dhe të Kuvendit, pra një nga figurat politike më të lartë të PD-së. Ka sjellë Agron Gjekmarkaj njeri që I bën nder Lezhës. Mos harroni është njeri i penës dhe mendjes dhe nuk mund të krahasohet me Ulsin e dosjes 184. Shikoni si e trajton Lezhën Edi Rama dhe PD e Sali Berisha. PD sjell një personalitet politik, intelektual ndërsa rilindja një anëtar të një grupi kriminal që organizoi vjedhjen e votës në Dibër" tha Flamur Noka më tej

Takimi i prezantimit të Agron Gjekmarkaj si drejtues politik i Partisë Demokratike në Lezhë u bojkutua nga pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj force politike, ndërsa demokratet e Njesisë Shënkollit dorëzuan dhe një peticion kundër vendimarrjes së Sali Berishës për drejtuesin politik të këtij qarku.

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elektorati Grih: 29/09/2024 11:52

    Pershendetje te nderuar demokrat te Lezhes! Me vjen mire qe mbas shume vitesh po ua tregoni vendin disa personave qe jane aty pa asnje merite. Gjekmarkaj din te shkruaj por nuk din te beje politike, keshtuqe le te merret me libra se ka nevoje vendi. Pastaj akoma Flamur Ndoka? Te nderuar une kisha nje mendje per te votuar PD-ne, sepse une i perkas elektoratit grih ose qe nuk merren fare me ate pune. Por me cfare shoh perseri PD eshte larg seriozitetit dhe personave qe meritojne te jene perfaqesues te Lezhes. Duhet te beni me shume qe ne te bindemi te votojme PD-ne. Duhet mundur Edi Rama me patjeter, por me keta perfaqesues ju vete po i siguroni fitoren PS-se. Larg nga Politika personave pa integritet, pa vizion politik per te ardhmen dhe personave qe u eshte dhene disa here mundesia dhe nuk kane bere asgje per Lezhen. Nuk ka me kohe per te humbur! Jeni shume shume vone.

    Përgjigju
    • Votues per here te pare!: 29/09/2024 12:17

      Une si votues per here te pare jo nga mosha, por nga mungesa e mundesise si emigrant. Dua te votoj bashke me familjen time, Por pyetja eshte Ke te votosh? PD-ne me keta qe servir qe nuk ta mbushin mendjen fare? Apo PS-ne qe sa te hapesh gazeten, TV-ne, u arrrestua ku, ai, tjetri per korripsion? Ke te votosh? Sali Berisha ju preu ne bese per te disaten here. Do bejme zgjedhje me primare dhe ta sjelle peshk kandidatin, drejtuesin si te duash ta quajme. Per me teper ta prezantoje Flamur Ndoka!!!! Por me vjen mire qe demokratet e Lezhes nuk e pranojne. Dicka me shtune te votoj PD-ne, Por perseri shume gjera te tjera me pengojne, nje nder keto Jane perdaqesuesit e PD-se. Fort te dashtun perfaqesues te PD, na jepni mundesi t’ju votojme!!!!! Mos pranoni personazhe te tilla si Ndoka, Gjekmarkaj, Paloka, etj etj. Rinia ku eshte? Familjet e medhaja Lezhjane, Mirdites, Bregit te Mades ju kane? Ju kane marre perpara me Keq se komunizmi. Zgjohuni si te paret tuaj e dilni per zot atij vendi.

  • Iris: 22/09/2024 04:08

    Akti i ketyre zoterinjve per te mos qene me vetem /yes-men/ per kryetarin e partise e sejmenet kryesore te tij, eshte per t'u vleresuar.Do te doja qe kjo fryme lirie mendimi,fjale,zgjidhje e vendimmarrje,te ishte ne te gjitha partite majtas e djathtas,sepse vetem keshtu shkohet drejt demokracise e pluralizmit te vertete!

    Përgjigju
  • Tani: 21/09/2024 18:15

    Ky pleher Gjekmarkaj qe vetem reciton poezi sikur i dituri i dheut.. klysh..bravo lezha…mos e pranoi kte bq kte shkerdhat

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 21/09/2024 17:37

    Bravo tē madhe qytetarve lezhjan me kapacitet tē lart njerēz inteligjent me kultur tē lart qytetare. Kta i treguan vēndin flamurit pa shkop dhe flliqsirēs Gjekmarkajt. Bravo e madhe.

    Përgjigju
  • Gimi lezh: 21/09/2024 16:32

    Ta fusi berisha agronin ne list hapur po i mori 10 vota ju kam borxh????

    Përgjigju
  • Beslidhja: 21/09/2024 15:39

    Lezha e ka kuptuar qe me vote duhet te ecet ama respekt i larte shtohet per profesor Mark Markun e nuhati politiken dhe u largua me kohe ! Ne Lezh drejtimin duhet ta merrte deputeti qe kish marr me shume vota ose grupi qe dilte nga vota primaresh, PD kete here as 7 deputet nuk i nxjerr dhe mesa shikohet zgjedhjet e 2025 jane kthesa e demokracise duhet te shikohet kush e merr opoziten ne 2025 , kam pershtypjen po hapet terren per parti te reja

    Përgjigju
  • Linda: 21/09/2024 13:50

    Bravo demokrateve te Lezhes qe u perballen me Flamur Noken dhe i treguan vendin agjentit te Greqis Gjekmarkajt karagjozit qe ben vjersha dhe tallet me te gjithe qe pa e kuptuar ne fund tall vetveten! Kryesia partis demokratike te respektoj deshiren e demokrateve te Lezhes dhe te vendosin nje kanditat qe i pershtatet qytetareve dhe kultures historike te qytetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë