Kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndjerë keq gjatë fjalimit të mbajtur në festën e 21 vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. Ai e ndërpreu fjalimin dhe u duk qartë për të gjithë të pranishmit që ndjehej keq. Ngjarja ndodhi në orën 18.46, rreth 30 minuta pas fillimit te ceremonise.
Berisha nderpreu fjalimin e tij dhe menjehere ne podium u afruan te gjithe truprojat per ta ndihmuar. Ne podium u afrua dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeminsitri Berisha nuk i humbi ne asnje moment ndjenjat, por duke mos mundur te vazhdonte fjalimin, i shoqeruar nga dy mjeket neurologu Mentor Petreja dhe urologu Nestor Tereska qe ishin ne salle, u largua ne pjesen e pasme te podiumit.
Sipas burimeve mjeksore nuk ishte i nevojshem trasferimi i tij ne Kliniken Qeveritare, qe ndodhet shume afer Pallatit te Kongreseve ku u zhvilluar festa. Mjeket ne vendngjarje i maten tensionin dhe bene kontrollet e para.
ORA 20.26 ZYRA E SHTYPIT E KRYEMINISTRISE: BERISHA ESHTE PERMIRESUAR
"Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij, me rastin e 21 vjetorit të Partisë Demokratike. Pas një konsulte mjekësore u konstatua një gjendje lipotimie (debolese), e lidhur me një virozë, për të cilën Kryeministri është mjekuar gjatë ditëve të fundit. Konsulta mjekësore tregoi parametra normale dhe gjendje të stabilizuar.
Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq dhe të ftuar dhe më pas u kthye në apartamentin e tij.
Kryeministri Berisha u shpreh mirënjohjen të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, miqve dhe të ftuarve në përvjetorin e krijimit të PD-së, për interesimin e treguar dhe uron dhe njëherë gëzuar festën" ishte komunikata e lëshuar nga zyra e shtypit të Këshillit të Ministrave.
ORA 19.25 - PERMIRESOHET GJENDJA E BERISHES, U SHKAKTUA NGA NJE VIROZE
Gjendja e kryeministrit është përmirësuar shumë shpejt. Ai është shoqëruar menjëherë në shtëpi, pasi u vizitua nga dy mjeket.
Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, është shprehur se “Berisha kaloi në gjendje të fikët për shkak të një viroze”.
/Shqiptarja.com