TIRANE - Kryeministri i vendit, Sali Berisha në një takim që ka zhvilluar sot me të rinjtë, i ka folur atyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rritjen e punësimit, duke i premtuar se edhe në 4 vitet e ardhshme, të cilat shefi i mazhorancës i shikon në pushtet, punësimi i tyre do të bazohet në lirinë ekonomike.
“Kemi tërhequr rreth 12 miliardë investime. Falë tyre Shqipëria arriti të ruajë në kohën më të vështirë të krizës ekonomike financiare dhe botërore, rritjen ekonomike si gjenerator kryesor i punësimit. Arriti të përballojë me sukses papunësinë.
Sipas KE, Shqipëria jo vetëm që nuk pati rritje të papunësisë, por pati një ulje të saj. Në këtë moment ne vijmë në një histori suksesi të tërheqjes së investimeve, në punësim. 4 vitet që vijnë ne përsëri punësimin e shqiptarëve do ta bazojmë në lirinë ekonomike. Ne i besojmë asaj, si pasuria e të gjitha pasurive. Në këtë kontekst qeveria mori disa hapa të mëdha, që nuk takson më kapitalin e të tjera”, u shpreh Kryeministri Berisha.
BERISHA: TURIZMI MALOR PA INFRASTRUKTURE
Pasi ka prezantuar arritjet e qeverisë, studentët i janë drejtuar kryeministrit me pyetje e një ndër to ishte për turizmin dhe programin që Partia Demokratike ka për këtë fushë. Kryeministri pranoi se nuk ka një infrastrukturë të posaçme për turizmin malor, ndërsa theksoi se është në negociata për projekte në zonat e bregdetit.
“Ne do të hartojmë projekte të mëdha për disa nga zonat më të preferuara të bregdetit, siç është Kepi i Rodonit, kompleksi Zvërnec, Sazan, Karaburun, i trajtuar si kompleks, zonë të tjera në bregun Jon. Kemi negociata, do kontraktojmë kompani”.
Ndërsa për turizmin malor, shefi i mazhorancës u shpreh: “Malet e Shqipërisë janë mahnitëse, bukuria për t’u zbuluar, kanë pasur mangësi të shumta infrastrukture. Nuk ka një infrastrukturë të posaçme për turizmin malor. Do të heqim çdo lloj takse 8 vite, për të gjithë ata që do të investojnë në turizmin malor. Do synojmë të bëjmë gjithçka që të ecim drejt turizmit malor në Shqipëri, pasi përbën një potencial shumë të madh për vendin”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com