Berisha në arrest shtëpie, Basha s'e komenton, por kërkon kohë: Nuk do ju zhgënjej, së shpejti konferencë për shtyp

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur demokratët për 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike. I vënë përballë mikrofonit të gazetarëve pas një mungese të gjatë në daljet publike, Basha sërish është treguar i rezervuar për të mos komentuar zhvillimet e fundit, sidomos masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.

Ai u kërkoi sërish kohë gazetarëve që i drejtuan pyetje duke thënë se së shpejti do të mbajë një konferencë për shtyp, ndërsa nënvizoi se nuk do ti zhgënjejë.

“Ju premtoj se brenda pak ditësh do jemi në një konferencë për shtyp bashkë... Respektoj pritjen tuaj dhe ju siguroj se nuk do të ju zhgënjej.”-tha Basha.

Nga ana tjetër gjatë fjalës së tij në eventin e organizuar për 33 vjetorin e gazetës 'Rilindja Demokratike', Basha nuk la pa ironizuar Berishën duke u shprehur se gjatë drejtimit të tij, e kishte kthyer gazetën në media klanore dhe personale, duke e parë vetëm si një orendi në zyrën e Partisë Demokratike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Basha thumbon Berishën në 33 vjetorin e krijimit të Rilindjes Demokratike: Gjatë drejtimit të tij, e ktheu në gazetë klanore dhe personale

 

Në 33 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se gjatë lidershipit të tij në PD, gazeta ishte kthyer në një ‘orendi të zyrës’.

Ai tha se pas krijimit, gazeta Rilindja Demokratike u kthye në një gazetë klanore dhe personale.

“Drejtuesi aktual i Rilindjes Demokratike meriton njohjen e thellësisë intelektuale që i shkojnë për shtat imazhit të demokratëve. Ne demokratët kemi probleme edhe me perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj ka qenë edhe gazeta Rilindja Demokratike e cila lindi si gazetë mbarëkombëtare por u kthye në një gazetë partiake, më pas sektare, pastaj nepostiste klanore dhe në fund personale. Kaq personale sa ishte thuajse traditë e PD ta konsideronte Rilindjen Demokratike si pjesë e orendive të zyrës.  Kjo është tradita fillimi është i lavdishëm, siç u tha nga 2 protagonistët kulmorë por ka shumë për të cilat jo vetëm nuk mund të krenohemi por duhet të reflektojmë”- tha Basha.

Por mes të tjerash Basha shtoi se tashmë ka një vullnet të ri për të reflektuar ashtu si 33 vite më parë në krijimin e gazetës.

“Kemi një vullnet të ri dhe besim të rigjetur për të reflektuar ashtu siç jemi zotuar 33 vite më parë. Zotimi im i parë sot është se PD duke nisur nga shpalosja e programit, zotohet se do e çlirojë meidan shqiptare nga robëria e lidhjeve ekonomike me pushtetin që ka shkatërruar misionin kryesor të medias që është mbrojtja e interesit publik”- u shpreh kryedemokrati.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'