Berisha në arrest shtëpie, Basha: Keqardhje, u degdis në katin e 8-të, kosto e zgjedhjes së vet! PD të lërë pas të shkuarën, është e domosdoshme

Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagon për herë të parë publikisht lidhur me vendosjen e Sali Berishës në ‘arrest shtëpie’. I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku se cili ishte reagimi i tij mbi ashpërsimin e masës së sigurisë Basha thotë se degdisja në katin e tetë në arrest shtëpie, është kosto e veprimeve të Sali Berishës.

"Kam dy reagime, njëri është në rafshin personal, tjetri zyrtar.

Në rrafshin personal nuk më vjen mirë. Më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë e që padiskutim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu. Cfarë kam pasur për ti thënë ia kam thënë. Edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtijkomunikimi që kishte të bënte me hapat që duheshin erdhur për të mos ardhur deri këtu por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet dhe marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që bëri. Kjo është njëra anë e Kostos që sjellja e tij që i solli të gjithëve, i dha familjes i dha një kosto të jashtëzakonshme PD dhe vendit. Në rafshin personal nuk kam asgjë vec keqardhje të thellë që kjo të përfundojë kështu nga ana tjetër PD është e domosdoshme që PD të lërë pas të shkuarën e të ecë përpara. Jo të shkelin mbi të shkuarën as të mohojnë as retushojnë gjëra te mira apo të këqija por të ecin përpara.

Përgjigjja zyrtare është që në çdo rast qëndrimi i PD-së është që drejtësia duhet të bëjë punën e saj e papenguar dhe çdo kush nga unë i pari, e çdo politikan të jemi  në dispozicion të drejtësisë pa asnjë kufizim. Prandaj kam çuar në kuvend propozimin për heqjen përfundimtare të imunitetit. Sot kemi qytetarë të barabartë para ligjit e 140 deputetë jo. Kemi fenomenin e Arben Ahmetajt u deshën 2 javë, kohë e mjaftueshme për tu arratisur. Kjo duhet marrë fund".

Ndër të tjera Basha ftoi demokratët të ecin përpara. 

"Atë tjetrin e degdisën në katin e tetë. I vetmi njeri që ka përfiituar nga kjo gjë është Edi Rama, ka mbaruar telenovela. Ka dy vjet që Rama shikon telenovelë falas, duke stimuluar dramën në PD. Ne kemi refuzuar të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptare ta fikin këtë telenovelë".

Mungesën e tij në parlament për t’i thënë ‘po’ arrestimit të ish kryeministrit Berisha, e argumentoi duke thënë se nuk shkluan për shkak  të kaosit të Rithemelimit.


Lajmi kryesor:

Basha: PS të lerë mënjanë çdo alibi e t’i japim shqiptarëve një Reformë Zgjedhore! Bashkimi i fraksioneve në PD jo mekanik, tymueset ndihmojnë Ramën


S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 11/01/2024 23:02

    Basha eshte luajal jo si dallkauket destabilizues si belo e noka

    Përgjigju
  • Zamiri: 11/01/2024 21:55

    Te drejt ka, ka fol si burrat. O ka qene ky bashkepunetor me berishen o ska qene tjeter kush me afer, dhe fatkeqesisht nuk e degjuan kur nderkombetaret ja shkrujten qarte e paster qe me berishen nuk i fiton zgjedhjet. Fajin e ka vete qe mbajti tradhtar e spiuma si mulin, bellon e salianjin ne parti

    Përgjigju
    • Marvi: 11/01/2024 22:30

      O Zamiro, aty vetem Gaz Bardhi eshte ze i qarte i paster dhe intelektual. Keto rrembytjet me ty jam duhen heq nga lagjia jo nga politika

  • Partia: 11/01/2024 19:17

    Humbës serial, patericë pushteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale