Berisha në Asamblenë e OSBE:
Zgjedhjet do jenë të lira, vëzhgojini

Berisha në Asamblenë e OSBE:<br />Zgjedhjet do jenë të lira, vëzhgojini
TIRANE- Para asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po zhvillohet në Tiranë kryeministri garantoi sot se Shqipëria do të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme në përputhje të plotë me standardet e kërkuara.

Shefi i qeverisë shqiptare ftoi ndërkombëtarët t'i ndjekin votimet nga afër. Në vlerësimin e Berishës zgjedhjet e 2009 plotësuan kriteret e OSBE. "Do bëj gjithçka për zgjedhje të mira e të ndershme dhe ju fton të vini t'i vëzhgoni. Jam i bindur që do të gjenden në një vend që do të nderojë të gjitha normat e standardet e OSBE-së për zgjedhjet të lira" u shpreh Berisha sot paradite në punimet e Asamblesë parlamentare që nisën sot në ambientet e hotel "Sheraton"

Në fjalën e saj kryetarja e parlamentit ftoi të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë. “Ftoj të zbulojnë Shqipërinë. Një vend të vogël me Alpet e bregdetin ku takohen për gjysëm ore. Ejani vizitoni, investoni në Shqipëri, thuajini qeverive tuaja se shqiptarët janë europianë dhe meritojnë të jenë në BE."-tha Topalli.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Ricardo Migliori vlerësoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në këtë organizatë. Sekretari i Asamblesë Lamberto Zannier nënvizoi se Shqipëria është anëtare mjaft aktive e kësaj organizate. Ai u shpreh se OSBE-ja duhet të vendosë një standart të ri në kuadrin e zgjedhjeve pasi sipas tij roli i saj është shumë i rëndësishëm në këtë fushë. Përgjatë dy ditëve mbi 200 pjesëmarrës nga 56 vende anëtare të OSBE-së, do të marrin pjesë në Tiranë takime të nivelit të lartë që përfshijnë një konferencë parlamentare.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin