Berisha në hetim për korrupsion/ Deputeti gjerman, Krichbaum: Rëndojnë akuza të rënda! SPAK po lufton të paprekshmit, duhet mbrojtur jo sulmuar

TIRANE - Deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum, i ka konsideruara absurde deklaratat për politizim të SPAK nga Sali Berisha i cili po hetohet për korrupsion dhe në masë sigurie detyrim paraqitje po refuzon gjykatën me preteksin e imunitetit të deputetit.

Në një konferencë për median Krichbaum, i quajti absurde deklaratat për politizimin e SPAK. Duke vlerësuar punën që Prokuroria e Posaçme po bën Krichbaum tha se ky institucion duhet mbrojtur dhe jo sulmuar. 

"Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. Kjo është një procedurë e një sistemi të pavarur të drejtësisë dhe politika nuk duhet të përfshihet në procedurë, pasi drejtësia duhet të lihet të bëjë punën e saj dhe të mos sulmohet. Politika nuk duhet të përzihet. Kjo është një arsye pse unë jam kundër sulmeve kundrejt SPAK.

Gjatë vizitës së tij 2 ditore në Shqipëri, Krichbaum ka patur disa takime edhe në radhët e opozitës por jo me Sali Berishën, dhe arsyen e zbuloi në konferencë për mediat.

Për Berishën janë bërë akuza të forta sepse bëhet fjalë për prona të përfituara, SHBA e ka shpallur non grata, dhe përpara se të takohem me njerëz do doja që të mos kishim asnjë lloj akuze konkrete”.

Krichbaum e renditi Berishën edhe me të akuzur të tjetër nga SPAK, për të cilin gjatë gjithë konferencës kërkoi të lihet të bëjë detyrën e vet.

Këtu ka shumë Berisha, shumë Tahira e shumë Ahmetaj.  SPAK po bën gjithçka në mënyrë të tillë që ata që më parë konsideroheshin të paprekshëm të ishin subjekt të ligjit. Sic ka qenë në Rumani ku kam thënë nuk ka vetëm një Nastase ka disa Nastase. Ka disa që kërkojnë ta bëjnë plaçkën e tyre shtetin" tha ai në konferencë

I keqardhur për përçarjen e PD, deputeti gjerman, la të nënkuptohej se Berisha duhet të ishte tërhequr nga PD.

“Zonja Vagner që drejtonte grupin parlamentar të të majtëve u nda nga kjo parti për të krijuar një parti tjetër. Këtë proces nuk kam mundur ta shoh nga zoti Berisha, është thënë që unë jam këtu kryetar i partisë dhe kam akses në të ardhura etj... Do të ishte mirë nëse PD do të rregullonte rrethanat e saj pasi ndodhem këtu në një vend të mbivendosur. Qytetarët thonë që nëse partia nuk zgjidh problemet e veta nuk mund të zgjidhë as problemet e mia. Basha kryetar i legjitimuar.

Zëdhënësi për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Evropian ndodhet në Shqipëri për të diskutuar mbi kriteret që duhet të plotësojë vendi për tu anëtarësuar në BE.

“Për të shmangur keqkuptimet e vizitës time. Jam këtu se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet. Nuk ka rëndësi se kush përmendet, Basha apo Berisha. Sa i përket përmbushjes së 15 kushteve, në këtë kontekst, struktura që unë kam të bëj, janë strukturat e integrimit. Fokusi i vizitës time ishte i ndryshëm nga ai dy pyetjeve të fundit.  Janë 35 kapituj të veçantë, që duhet të plotësohen.... Po jam takuar me Ramën, jam takuar dhe me ministrin e Jashtëm e anëtarë të tjerë të qeverisë e shoqërisë civile. Takova dhe Dumanin si drejtues SPAK që ka detyrë tepër të rëndësishme" tha deputeti gjerman.

Ai ka zhvilluar një sërë takimesh, nga kryeministri Edi Rama, tek ministri i jashtëm Igli Hasani si dhe deputetë të tjerë nga komisioni i Integrimit dhe jo vetëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Deputeti gjerman Krichbaum mbështeti SPAK, Berisha: Do ta çoj në gjyq, tha trillime

1698490621_saliberisha.jpg

Deklaratave të forta të deputetit gjerman, Krichbaum në mbështetje të SPAK, ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj se do të hapte një proces gjyqësor ndaj tij.

Edhe pse Krichbaum e bëri të qartë se foli në emër të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ku është zëdhënës për çështjet evropiane, Berisha tha se përballjen do të ketë kundër deputetit personalisht, pasi sipas tij po dezinformon shqiptarët.

‘Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012.’- tha Berisha.

Ora 12:44
Nuk takoi Sali Berishën, Deputeti gjerman: Ka akuza mjaft të rënda, bëhet fjalë për prona të përfituara, është dhe 'Non Grata' në SHBA

 

Deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum tha se Berisha po përballet me akuza të forta dhe gjatë qëndrimit në Shqipëri është takuar me Lulzim Bashën e Jorida Tabakun por dhe shprehu keqardhjen që PD është e ndarë.

“Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të KE, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment.

Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë. Që të kemi një PD të fortë shpresoj. Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non grata”, tha ai.

Ora 11:53
Berisha në hetim për korrupsion, Krichbaum: Imuniteti nuk është privilegj! Të gjithë janë të barabartë para ligjit

I pyetur mbi hetimet mbi ish-kryeministrin Sali Berisha, Krichbaum tha se, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se SPAK nuk duhet të sulmohet.

“Deklaratat për politizim të SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentarë të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imuniteti. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje.”, tha ai.

Ora 11:35
Deputeti gjerman: Këtu ka shumë Berisha, shumë Tahira e shumë Ahmetaj që kërkojnë ta bëjnë Shtetin plaçkë të tyre

Zëdhënësi për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Europian njëkohësisht deputeti në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ndodhet për një vizitë dy ditore në Tiranë.


"Këtu ka shumë Berisha, shumë Tahira e shumë Ahmetaj.  SPAK po bën gjithçka në mënyrë të tillë që ata që më parë konsideroheshin të paprekshëm të ishin subjekt të ligjit. Sic ka qenë në Rumani ku kam thënë nuk ka vetëm një Nastase ka disa Nastase. Ka disa që kërkojnë ta bëjnë plaçkën e tyre shtetin" tha ai në konferencë

Ora 11:31
Krichbaum tregon arsyen pse ndodhet në Shqipëri

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët, deputeti gjerman Krichbaum tregon arsyen pse ndodhet në Shqipëri

“Për të shmangur keqkuptimet e vizitës time. Jam këtu se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet. Nuk ka rëndësi se kush përmendet, Basha apo Berisha. Sa i përket përmbushjes së 15 kushteve, në këtë kontekst, struktura që unë kam të bëj, janë strukturat e integrimit. Fokusi i vizitës time ishte i ndryshëm nga ai dy pyetjeve të fundit.  Janë 35 kapituj të veçantë, që duhet të plotësohen.”, tha deputeti gjerman.

Ai është zëdhënësi për Çështjet Evropiane i Grupit CDU/CSU në PE.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nandi: 28/10/2023 21:06

    spaku po godet vetem opoziten. tani na ngelet ne loje vetem partia socialiste. edhe sa mandate do ti mbajme ne krye keta socialiste?

    Përgjigju
  • Shkelzen: 28/10/2023 14:32

    Pse kaq nivel i ulet i medias ne Shqiperi. Pse ka akoma qe mbrojne nongraten? Pse duhet te na e shpjegoj imunitetin e nje deputeti nje politikane gjermane.Di gjuhe te huaj te kerkoj ne google Ylli Rakipi cfare eshte imuniteti me analiste te tjere apo te gjith andra bushatet etj Sale qeni, ka qene president, kryeminister politikane dhe politikanet japin shembull duke e vethequr imunetin dhe shkojne e japin llogari para drejteise. Pse kur u intereson e trajtoni salen si nje njeri pa peshe politike ne te shkuaren. Deputeti ka pergjegjesi morale para votuesve o mjeran Si ka akoma njeerz qe e mbrojne kete njeri kete super hajdute kriminel demagoge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor