Droga në kontenierët me banane të Alba Exotic Fruit , GJKKO i jep SPAK afat 3 muaj për hetimin e trafikut të kokainës
Eduard Dauti, pronari i Alba Exotic Fruit
Gjykata e Posaçme i ka dhënë tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit që sollën banane në Shqipëri.
Afati është përcaktuar deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK thotë se po pret letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori. Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.
Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta. SPAK ka dërguar letër porosi në Ekuador e Holandë për kontatet apo lëvizjet e Dautit, Gumenit dhe kontenierëve të tyre. Kësaj firme në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë.
Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.
Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.
Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.2%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24
-
‘Luli këndonte çdo natë himnin...’, Rama për kërcënimet e Berishës ndaj SPAK: Do shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:58
-
Konfirmohet mbështetja amerikane edhe nga Trump për reformën në drejtësi, ekspertët e OPDAT rikthehen në SPAK
26 Mars, 16:16
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, akuzohet për ‘Pastrim parash’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’
26 Mars, 11:06
-
Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit
26 Mars, 08:34
-
Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?
25 Mars, 19:12
-
Fotoja me Veliajn që 'dogji' gjyqtarin, Beci: Absurde që komisioni i SPAK skualifikon kandidatët pasi vulos KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja t'i japë zgjidhje
25 Mars, 15:26
-
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
25 Mars, 13:04
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj
25 Mars, 11:43
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
25 Mars, 09:47
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41