ELBASAN - Kryeministri Berisha ndodhet në qarkun e Elbasanit për të  inaguruar fillimin e punimeve të rrugës Gostimë-Gjyralë- Belsh në Elbasan por dhe për të zhvilluar takim me biznesmenë.
 
Kryeministri tha se autostrada Tiranë- Elbasan do të hapet brenda pak ditës dhe premtoi se do ndërtojë By Pass brenda 4 viteve të ardhshme.

”Së shpejti përfundojmë rrugën më të rëndësishme të këtij 4 vjeçari, autostradën Tiranë-Elbasan, autostradën që bashkon Tiranën me Elbasanin, që ju ofron ju potenciale të mëdha të tregut të Tiranës, ju ofron me Tiranën pothuajse 1 orë.”- tha Berisha duke shtyar se po përfundohet së ndërtuari rruga Librazhd-Peshkopi, Qukës-Qafë Plloç, boshtin e jugut, By Passin e Elbasanit, rrugën Banjë-Elbasan që shkurton distancën 10 km të Gramshit me Elbasanin. Do ndërtojmë rrugë që prodhimet e juaja të dalin sa më shpejt në treg, por dhe që pasuritë turistike tuaja të bëhen potencial për të gjithë shqiptarët dhe turistët nga mbarë Evropa”- tha Berisha.
 
Berisha akuzoi opozitën se ka vetëm alternativën e bllokimit.
 “Ju ftoj me 23 qershor ta lemë shokun në kuti në autobusin mavi. Tani dhe timon ia ka marrë Koço nuk ia lëshon më. Ti themi dhe një herë, shplodhu o shoku Rama se ne do vijojmë të lodhemi për mirëqenien, për bizneset dhe fermat. Për edukimin e fëmijëve tanë, për rrogë, pensione, rruge, për të ecur para ne integrimin në Evropë, ti vazhdo shplodhu, fle gjumë ne do fitojmë”- tha Berisha.

Kryeministri sulmoi dhe programin e PS per heqjen e TVSH për 5 produktet bazë ushqimore dhe se politikat e tij nuk i shërbejnë qytetareve, por përfaqësuesve te biznesit te integruar ne forcën me te madhe opozitare.

Në rrugën Gostime-Gjyrale-Belsh fillojnë punimet, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve. Vlera e këtij segmenti prej 16 kilometër shkon ne rreth 430 milion leke.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)