TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e idesë së thirrjes së referendumit për miratimin e tre ligjeve që kërkohen nga BE që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në BE.
Siç shkruan në faqen e tij në Facebook, nga dita e shtunë në drekë gjer sot në mëngjes, statusi për referendumin (sipas insights të tij) u pa nga mbi 154 mijë vetë, u komentua nga mbi 2200 anëtarë të rrjetit tonë dhe vetëm 143 vetë patën reagim negativ ndaj tij.
"Mbështetja juaj e fuqishme buron nga dëshira juaj legjitime për të parë flamurin tonë kombëtar të valëvitet sa më shpejt në selinë e BE-se, siç valëvitet në selinë e NATO-s në Bruksel", përfundon mesazhin e tij në Facebook, Kryeministri Berisha.
(atsh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com