TIRANE - Kryeministri Sali Berisha njoftoi mëngjesin e të dielës se në javët vijnë Qeveria e drejtuar prej tij do të heqë çdo lloj takse për tre vjet, për çdo të ri që do të punësohet në sektorin privat. Berisha e bëri njoftimin përmes faqes së tij në Facebook, ku publikoi edhe disa fotografi ku shfaqet i rrethuar nga të rinj, simpatizantë të Partisë Demokratike.

Kryeministri shpjegoi se nisma që prezantoi sot ka si synim nxitjen e punësimit të të rinjve, gjë që ai e quajti si shumë të rëndësishme. Berisha sqaroi se heqja e taksave në fjalë, përfshin sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale, si dhe shpenzimet për kualifikimin për çdo të ri që do të punësohet në sektorin privat.

“Ne mbajmë premtimet tona!”, përfundon mesazhi i Kryeministrit Berisha në Facebook.

(im/shqiptarja.com)