Berisha në Francë, sot
në kongresin e PPE

Berisha në Francë, sot<br />në kongresin e PPE
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Francë për të marrë pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili nis punimet sot në Marsejë, dhe do të vazhdojë dhe nesër. Kreu i qeverisë u nis dje drejt Parisit.
.
Kongresi XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Berisha do t’i drejtohet me një fjalë Kongresit në ditën e parë të punimeve të tij.

Gjatë qëndrimit në Paris, Berisha do takohet me Kryeministrin e Francës, Francoise Fillon, me të cilin pritet të diskutojë në lidhje me zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me procesin e integrimit evropian.

Berisha do të takojë gjithashtu edhe ministrin francez për Energjetikën, Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg