TIRANE- "Demokratët kanë mbështetjen më të madhe të arritur ndonjëhere në prag të zgjedhjeve te vitit 2013 " , kështu ka deklaruar kryeminstri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar, sot në mesditë ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar liderin opozitës zotin Rama se është kthyer në obsesiv dhe se ka vjedhur programin.

“PD edhe në Expoll-et më të fundit është në distancë forca politike me kryesore. Në kuotat në të cilat nuk ka qenë ndonjëherë nga viti 1996 deri më sot, sepse shkalla me e lartë e besimi është tek kjo forcë politike. Rama njëherë më thotë më vodhët komisonerët, një herë aleatët, një herë një tjetër programin. Atij i është krijuar një mendim obsesiv. Prap ka skenarin e 2009, prap Blushi do fillojë lëvizjen mos i fol shoferit, prap do thotë të bëhem asistent i shoferit.”

Kreu i qeverisë ka shfrytëzuar mbledhjen e grupit për të bërë dhe një përmbledhje të të gjitha arritjeve gjatë qeverisjes së mazhorancës ndërsa ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ndërmerren nje serë reformash te tjera që kanë për qëllim rritjen ekonomike dhe nxitjen e punsimit

“Këto arritje janë dëshmi të suksesit të reformave të kësaj qeverie, të një suksesi i cili mbrojti Shqipërinë pa rënë në recesion. Por në mandatin e ardhshëm ne duhet të ndërmarrim reforma të tjera. Në bazë të këtyre arritjeve t’i jap përgjigje të shkëlqyer problematikës së shqiptarëve. Mandatin tjetër të ndërmarrin reforma që Shqipëria të renditet më lart në rritjen ekonomike, ku punësimi të jetë objektiv i kësaj qeverie, që reformat të prekin çdo qytetar dhe të ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e çdo qytetari”

Berisha po ashtu i eshte pergjigjur edhe akuzave te kryesocialistit Rama se universitetet janë kthyer në qendra punesimi.”- tha Berisha.

Ai shtoi se “Në mënyrë të përsëritur Rama e ka sulmuar politikën e qeverisë për universitetet dhe ka sulmuar atë nga pozita tërësisht të sistemit të vjetër. Zotërisë që e ka në majë të gjuhës të thojë që universitet i kemi kthyer në qendra punësimi i them që qeveria së shpejti do të vendosë stimujt më të fuqishëm për punësimin e të rinjve. Nuk mund të ketë objektiv më të madh për investitorët sesa punësimi i të rinjve. Nuk mund të ketë gjithashtu reformë më të rëndisishme për tregun e punës, për ta bërë tregun më kompetitiv që mund të ekzsitojë. Heqja e të gjitha llojeve të detyrimeve fiskale, pagesave për tregun natyrisht përbën një barrë realivisht të rëndë për buxhetin e shtetit por ne duhet ti japim përparësi të rinjve në mënyrë që ata të japin energjitë dhe entuziazimin e tyre”

Në fund Kryeministri Berisha theksoi se së shpejti do të vijë për tu votuar edhe akti normativ për legalizimin e plotë të të gjitha pallateve që janë ngritur në kushtet e përcaktuara urbanistike të ligjit. Sipas kryeministrit ky akt normative këput nyjen gordiane, të atij rrjeti të krijuar gjatë këtyre viteve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)