TIRANE- Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë punimeve të Internacionales së Demokratëve të Qendrës se PD, që po zhvillohen në Romë se do të marrë një mandate të ri qeverises në 2013. Kryeministria zbardhi sot të plotë fjalën e Berishës para të pranishmëve ku shefi i qeverisë shqiptare është shprehur i sigurt për fitoren e partisë që drejton në zgjedhjet e ardhshme.
“Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve dhe ju ftoj të vini e të dërgoni vëzhgues në këto zgjedhje. Duket se PD do të ketë një mandate të ri sepse ka treguar një angazhim të palëkundur dhe besim të fortë ndaj lirisë dhe vlerave që ndajnë së bashku” është shprehur Berisha.
Kryeministri është ndalur dhe në zhvillimin ekonomik dhe krizën që po kalon Europa. “Nëse e shikoni këtë krizë do të shihni se më të prekurit e saj janë të rinjtë.Kriza po gllabërron pjesën më të rëndësishme të energjisë së shoqërisë. Duhet të bëjmë përpjekjet më të mëdha për punësimin dhe përmirësimin e situatës së tyre” është shpreur Berisha. Kryeministri është ndalur dhe në debatët që kanë lindur pas filmit “Pafajsia e myslimanëve” . Ky film edhe në Shqipëri nuk është pritur mirë nga imamët-tha Berisha-por ata zgjidhën të japin mesazhe paqeje dhe humanizmi dukë bërë thirrje që të japin gjak për fëmijët talasemikë dhe të sigurojnë libra falas për të rinjtë.
Redaksia online
(ns/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Jini vigjilentë për zgjedhjet e 2013-ës