Berisha në Kavajë akuzon Ramën: Ka kryer genocid ndaj shqiptarëve! Vendimi për të shembur ndërtesat me vjetërsi 50 vjeçare, akt mafioz

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për genocid ndaj shqiptarëve. Në një fjalim para simpatizantëve demokratë në Kavajë, Berisha tha se Rama ka shkelur nenin 3 të Koventës së të Drejtave të Njeriut të miratuar nga OKB, duke krijuar kushtet për largimin e qytetarëve nga vendi ku jetojnë.

Mes të tjerash, ish kryeministri foli edhe për projekt-vendimin e qeverisë të publikuar në 27 shkurt, ku bëhet me dije se do të ndërmerret një auditim teknik për ndërtesat të cilat kanë më shumë se 50 vite që nuk janë ndërtuar. Berisha u shpreh se kjo nismë është ndërmarrë me qëllim grabitjen e pronave të shqiptarëve dhe e konsideroi projekt-vendimin si një akt mafioz. 

“Një proces e ka të hapur me McGonigalin por dosjet i ka deri në tavan. Këtu që ndron frika dhe tmerri nga PD dhe nga largimi nga pushteti. Edi Rama ka kryer genocid ndaj shqiptarëve në kuptimin e nenit 3 të konventës së organizatës së OKB-së. Ky nen thotë, krimi i kushteve të llogarituara për të larguar njerëzit nga vendi ku banojnë, është akt genocidal. A nuk është krijimi i kushteve për të larguar qytetarët shqiptarë kur ti autorizon veten për të shembur ndërtesat vetëm nëse janë mbi 50 vjeçare në një kohë kur të tilla janë mbi 300 mijë apartamente? Ky akt synon të grabisë tokat dhe pronat e shqiptarëve për të investuar mafiozët. Mora vendimin e fundit, po ai që deklaroi para mediave, që vjedh pam pam pam, ai vjedh në të njëjtën mënyrë. Një kryeministër nuk firmos kurrë në atë mënyrë, një kryeministër firmos me ligjin para, mendon 7 herë para se të firmosë një herë”-tha Berisha mes të tjerash.

Teksa kërkoi nga qytetarët e Kavajës që të votojnë për Fisnik Qosjen si kandidatin e nxjerrë nga ‘Primaret’ e Rithemelimit, Berisha nuk ngurroi të akuzonte sërish ish kryedemokratin Lulzim Basha dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enekelejd Alibeaj se këta të fundit po përdoreshin nga kryeministri Edi Rama për të shkatërruar partinë Demokratike.

“Lulzim Basha dhe Alibasha janë pengje të neveritshme të një armiku të egër të demokracisë dhe të qenies së shqiptarëve. Rama përdori këto vegla për t’i dhënë një goditje fatale PD-së. Por ai do të dështojë, së bashku me bravat dhe Alibashët që i përkasin turpit të demokracisë. Demokratë kudo që jeni, bëni zgjedhjen, zgjidhja është me PD-në, me Shqipërinë”- u shpreh Berisha.

Ky është takimi i tretë që Berisha mban me simpatizantët demokratë në kuadër të hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen në 14 maj. Fushatën elektorale, kreu i Rithemelimit, e nisi nga Mallakastra në 8 mars dhe e vijoi me takime në Lezhë ku prezantoi edhe kandidatët për bashkitë e këtij qarku. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 10/03/2023 19:34

    Shqiptari qe ben genocid kunder shqiptareve dhe zhvillimit te Shqiperis e ka emrin Sali Berisha ! Shkove ne Mallakaster dhe u kerkove te kujtojne se ca ke bere ti per vendin kurse ti vet nuk flet as nje minute per te mirat qe ka bere politika e zotit Edi Rama qe nxorri Shqiperin dhe Maqedonin nga vetoja Bullgare qe i mbante peng.Jemi vendi me me pak humbje jete nga covidi per hir te politikes ekzistuse ,Tiranen e krahasojn me nje Paris te vogel te gjithe te huajt qe hyjn e dalin pa pushim ne vendin tone.Nxjerr vetem helm dhe zeherr nga goja flet pa pik turpi per shpopullim.I shpopulluar dhe i shkalluar je ti dhe ballisti Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Beni: 10/03/2023 19:26

    Ty ste mbajne kembet e tua

    Përgjigju
  • Vini: 10/03/2023 19:25

    Shko mor njeri negativ

    Përgjigju
  • Adisa: 10/03/2023 18:44

    gjej ndonje gje tjeter per tu mare se ngele duke u mar me nje gje koti

    Përgjigju
  • Dori: 10/03/2023 18:44

    vazhdo fol me genjeshtra se ske pune tjeter ti

    Përgjigju
  • Arla: 10/03/2023 18:38

    Po ca thu mor berish,kur flet ti,qe o e ke shkaterruar ti kete vend o se ka shkaterruar njeri.

    Përgjigju
  • Xhimi: 10/03/2023 18:38

    Po ti qe ke mashtruar nje Shqiperi te ter,ca esht??!!

    Përgjigju
  • Olsi: 10/03/2023 18:37

    Po si nuk u lodhe o berish,vetem te genjesh e te hedhesh balte mbi punen e qeveris di te besh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)