TIRANË – Pak minuta pasi ka mbërritur në Shqipëri, kryeministri Berisha ka vizituar selinë e Kishës Orthodokse ku ka uruar Pashkën për besimtarët orthodoksë. Duke uruar për më shumë gëzime e mbarësi, Kryeministri theksoi se shqiptarët kanë motive të mëdha për t’iu falur Zotit, për rilindjen e tyre pas kapërcimit të errësirës dhe izolimit.

Ai ka dhënë për gazetarët mesazhin e tij për të gjithë besimtarët shqiptarë.

“Uroj që Pashka tjetër të na gjejë edhe më mirë, së bashku me vëllezërit ortodoksë ta festojmë në Katedralen e re. Ne shqiptarët kemi motive më të mëdha se kushdo tjetër që t’i falemi Zotit sepse ne jemi një komb i rilindur, sepse besimet tona janë besime të rilindura, sepse asnjë komb tjetër nuk pati fatin tonë të izolohej në errësirat më të thella, të privohej nga besimet dhe shpresat. Pra këto 20 vite, janë vite të rilindjes së vërtetë të shqiptarëve, të besimeve të tyre të mëdha’, tha kryeministri.

“Sot kur hedh sytë në hartën e planetiti konstaton se ende janë të pranishme shpërthimetë faklulteteve të errëta njerëzorëe, që dalin nga skutat e psiqizmit më të prapambetur e arkaik dhe marrin trajtën e urrejtes ndërfetare dhe etnike, por shqipatrët janë modeli me të cilët duhet të krenohemi”-tha kryeministri
Ndërkaq Berisha theksoi se në këtë 100 vjetor të pavarësisë duhet të ulemi me nderim para udhëheqësve të klerit ortodoks për kontributin që kanë dhënë në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të pavarur në tërë histrorinë e tyre. Ai përmendi këtu Fan Nolin, klerikun e madh e quajti kryeministri i cili është njëkohësisht edhe një nga kolosët e kulturës dhe letrave shqipe, por edhe diplomati i madh që bëri gjithçka për konsolidimin e Shqipërisë.


(aq/shqiptarja.com)