Berisha në Konventë: Të dashur
të papunë, dua të më besoni

Berisha në Konventë: Të dashur<br />të papunë, dua të më besoni
TIRANE- Partia Demokratike zhvilloi sot, Konventën për Punësimin dhe Pagat në Pallatin e Kongreseve. Konventa ishtë ndërtuar me një skenografi moderne, ku mbizotëronte ngjyra blu, me muzikë kumbuese, që i paraprinte folësve dhe me ndërprerje të shkurtra filmike, që paraqisnin, momentet më pikante të takimeve të Kryeministrit Berisha në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e hapi atë, prezantoi sukseset e Qeverisë në këtë fushë gjatë 8 viteve të fundit dhe synimet për të ardhmen, në një mandat të ri të PD-së. Më pas, folën figurat kryesore të Qeverisë dhe PD-së, derisa takimi arriti kulmin e tij me fjalën e Kryeministrit Berisha.

Berisha, gjatë fjalimit të tij, që shoqërohej me thirrjet entuziaste të saj, iu drejtua disa herë të papunëve me fjalët: "Të na besoni sepse...". Në fjalën e tij spikati thënia "Në kulmin e krizës, ne menaxhuam shtrëngatën".

BERISHA: TE DASHUR TE PAPUNE, JA PSE DUHET TE NA BESONI

Ora 19: 00 "Punësimi është bekimi i dytë i njeriut, pas shëndetit dhe para familjes, ndaj do bëjmë çmos që ju ta keni atë. Ju garantoj sot, nga kjo tribunë, se katër vitet që vijnë, do të jenë vitet e punësimit dhe të rrogave më të larta për ju dhe mbarë shqiptarët.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, gra dhe burra, vajza dhe djem, në pritje të vendit të punës!

Ju dëgjuat këtu bashkëpunëtorët e mi të flasin për autostrada moderne, teknologji moderne. Të gjitha ato që janë ndërtuar, janë fryt i suksesit të shqiptarëve, të të rejave dhe të rinjve, që me gjeninë e tyre krijuese po ndryshojnë çdo ditë Shqipërinë. I kam rënë qark Shqipërisë duke takuar shumë qytetarë, gjithfarë profesionesh, me qëllimin e vetëm për të marrë mendjen e tyre sesi ne në katër vitet që vijnë të krijojmë më shumë vende pune, rroga më të mira për ju.

Dua të na besoni se ne krijuam 200 mijë vende pune, paso ne i besojmë lirisë, sepse ne e konsiderojmë lirinë ekonominë, iniciativën e lirë, pasurinë më të çmuar.
Në kulmin e krizës më të madhe në botë, ne menaxhuam "shtrëngatën"; Shqipërinë e renditëm në 10-20 vendet më të mira në botë për regjistrimin e biznesit, për raportin paga-produktivitet, për lirinë fiskale.

Dua të na besoni se pas anëtarësimit në NATO, pashaportës së madhe të sigurisë, jashtë parashikimit tonë, investimet e huaja u rritën me 116%.

Dua të na besoni se në katër vite, në këtë tokë që pak vite më parë ishte vendi I investimeve të ndaluara, investimeve të mallkuara, katër vitet e fundit u investuan 12 milionë dollarë, që u kthyen në vende pune, u kthyen në rroga.

Të dashur qytetarë të papunë! Programit tonë të punësimit,  ju duhet t’i besoni, sepse ne kemi një program realist për ju! Ne, që ia dolëm të kishim 12 miliardë investim, premtimi solemn është se do të kemi 16 miliardë investim! I rikujtoj ndonjë skeptiku se vetëm në kaskadën e Devollit, të Alpeve, në luginën e Drinit, në kaskadën e Osumit, Vjosës dhe lumenjve të tjerë, në katër vitet që vijnë do të investohen mbi 2.3 miliardë dollarë! Skeptikëve iu rikujtoj se në katër vitet që vijnë, në gazsjellësin transadriatik do investojmë së paku 2 milionë dollarë. Ndaj, dhe thirrja ime vëllazërore, për të gjithë qytetarët shqiptarë: Votoni programin e punësimit, programin e investimeve të PD-së, sepse keni investuar për vete, për Shqipërinë europiane.

Kur u anëtarësuam në NATO, investimet u trefishuan, por kur të shkojmë drejt BE-së, ato do të pesëfishohen. Ju ftoj të votojmë në 23 qershor për punësimin, për integrimin. Mos harroni se këtë rrugë e nisëm 20 vjet më parë dhe kur nuk na shkonte ndër mend që do ishim të vetmit promotorë të integrimit: ishim ne që anëtarësuam Shqipërinë në KE, në NATO, që realizuam lëvizjen e lirë, që merituam statusin e vendit kandidat dhe na u bllokua në mënyrën më të pandershme, por që do ta zhbllokojmë me votën tonë.

Ftoj qytetarët e papunë, edhe njëherë, të bashkohen me ne, sepse ne kemi faktuar besimin e madh tek liria, tek iniciativa e lirë; ne dimë shumë mirë sa e çmuar është ajo për shoqërinë dhe sa jetike është puna për ju. Ndaj dhe të vazhdojmë më 23 qershor drejt një horizonti të ri, drejt një mandati të ri, pagave më të larta".

RULI: EKSPORTET BUJQESORE, NGA VITI 2005, JANE RRITUR 3 HERE NE TREGJET EUROPIANE

Ora 17:50 Jemi të bindur se kemi pasur në fokus, punësimin dhe kështu do vazhdojmë. 8000 km rrugë rurale dhe rajonale u mundësojnë sot fermerëve të nxjerrin produktet në tregun tonë dhe në eksport. Isha këtë javë në Kosovë të vogël të Lushnjes; mbetëm të impresionuar nga puna e atyshme, nga kërkesat dhe sugjerimet që na dhanë. Na thanë se ishte bërë shumë, por edhe më shumë duhej bërë. Kohët e fundit kemi parë një vizitor të ri në fshatin tonë, z.Rama, që o zgjedh vendin e gabuar o mesazhin e gabuar. Në Korçë u tha fermerëve se prodhimet po ju kalben, kur atje ka kapacitetin më të madh magazinues në vend.

Të nderuar miq kam kënaqësinë t’ju them se bujqësia ka qënë 5 vitet e fundit, sektori më dinamik me rritje 30%. Kjo është bërë e mundur në saj të politikave të Qeverisë sonë.  Rreth 14 miliardë lekë janë investimet e PD-së në projektet e ujitjes, ku ka ende shumë për të bërë.

BREGU: A E DINI Ç'KEMI HUMBUR NGA STATUSI KANDIDAT, QE BLLOKOI EDI RAMA?!

Ora 16:38 "A e dini se sa vende pune do ishin shtuar në Shqipëri sikur të fitonim statusin kandidat?! A e dini se sa kemi humbur nga mosvotimi i statusit kandidat?! Ja një shembull: Shqipëria merr 28 euro për frymë nga fondet e BE, ndërsa Maqedonia, që e ka atë, merr 50 euro për frymë, gati dyfishin.

Do ishin financuar edhe 100 projekte të tjera, do të ishin ndërtuar edhe 500 km rrugë të tjera rurale, do kishim ndërtuar edhe 60 shkolla dhe kopshte të reja, edhe pse si kryetar bashkie nuk ndërtoi as dy shkolla në Tiranë, megjithëse fondet ishin dhuratë. Do kishim 6-fishuar fondin e QSU-së.

Edi Rama ka bllokuar bursat e studentëve shqiptarë në iuniversitetet më të mëdha në botë. Kemi humbur shumë nga pengmarrja, jo më bllokim, shqiptarët meritojnë të ecin përpara. Por Edi Rama nuk do ta dëgjojë këtë zë. Ishte i vemti burrë që guxoi t’i quajë gazetarët e deri edhe infermieret së fundi, prostituta. Ka lënë gjë njeri pa fyer? Seç kam një përshtypje se së fundi do t’I miratojë tre ligjet. Ziliqar dhe mendjepalarë dota quante Konica".

PATOZI: EDI RAMA VOTOI KUNDER HEQJES SE TAKSAVE TE SHQIPTAREVE

Ora 16: 33 "Edi Rama votoi kundër 220 mijë shqiptarëve kur ne kërkuam heqjen e taksave për qytetarët dhe bizneset e vogla. Në sallonin mavi të çudirave të Edi ramës, e zeza bëhet e bardha, madje edhe humbja bëhët fitore e ndoshta kjo ëhstë arsyeja pse ai nuk voton, por me shqiptarët ëhstë e qartë që me PD-në nuk ka mëdyshje. Jemi të predispozuar për uljen e vazhdueshme të taksave, jemi të përkushtuar për të hapur më shumë vende pune për qytetarët tanë sepse ne jemi ndryshimi: Përpara!"

NE NJE SFOND ME MUZIKE KUMBUESE, SHFAQEN TAKIMET E KRYEMINISTRIT NEPER SHQIPERI

Ora 16: 30
Në një sfond me muzikë kumbuese, shfaqen pamjet e takimeve të Kryeministrit Berisha, ndërtuar në formnë e dialogut:  Berisha - biznesmen, Berisha-fermer, Berisha-qytetar... Në sallë dëgjohet zëri i Kryeministrit: "Gjatë muajve të fundit jam takuar shumë qytetarë për problemet e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Këto bisedime, fryma e hapur e tyre, më kanë shumfishuar energjitë, për të bërë shumë më tepër gjatë viteve që vijnë".

TOPALLI: SHQIPERIA DUHET TE BEHET VENDI ME I MIRE NE BOTE PER TE HAPUR NJE BIZNES

Ora 16:00
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, hapi Konventën e PD-së duke vlerësuar rëndësinë e punës dhe domosdoshmërinë e hapjes së vendeve të reja të punës. “Vitet e fundit ne krijuam 200 mijë vende pune, që paguahen më mirë, në përpunimin bujqësor dhe tekn të reja, në turizëm, në arsim dhe I kemi ndihmuar bizneset të zgjerohen. Kjo ndodhi se ne bëmë një zgjedhje dhe ndërmorrëm veprime konkrete dhe realiste për ekonominë tonë. Filluam nga më elementaret: 10 mijë km rrugë, mbi 1200 km rrugë kombëtare, duke lidhur 900 fshatra e komuna me njeri tjetrin dhe me rrjetin e rrugëve kombëtare. Këto rrugë transportojnë prodhimin shqiptar në ported he pika kufitare për t’I shitur në Europë. I përmirësuam portet dhe doganat që ngarkesat dhe njerëzit të lëvizin më shpejt dhe me lirshëm.

Taksa jonë e sheshtë po fut më shumë lekë në xhepat e shqiptarëve . KORP e ka quajtur taksën tonë të sheshtë, një model për pjesën tjetër të botës. Rezultati: 200 mijë vende të reja pune për 8 vjet. Projektet tona të infrastrukturës po punësojnë 58 mijë shqiptarë në vit. Papunësia ka rënë në 13.2%. Ekonomia është rritur me 30% që nga 2005-ta. Prodhimi I naftës është rritur, eksportet, numri I studentëvenë universitete është trefishuar dhe investimet e huaja po vërshojnë, më shumë se 12 miliardë dollarë që nga 2005-ta. Të ardhurat e grave po ndryshojnë, papunësua e tyre është ulur dhe paga u është rritur. Shumica e tyre janë mësuese dhe infermiere dhe kur të ardhurat e tyre janë dyfishuar, cilësia e jetës është përmirësuar".

Mbledhjen e Konventës së PD-së për punësimin dhe pagat e ka njoftuar vetë Kryeministri për simpatizantët e tij në "Facebook".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten