Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë, duke thënë se ka hequr nga puna një mësuese me karrierë 30-vjeçare, për shkak se nuk iu bind qeverisë.
"Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Nuk ekziston kund në Europë një sistem i tillë. Unë vij këtu dhe kam qenë jashtëzakonisht i prekur nga akti i një mësueseje, 30 vjet mësuese shembullore. U shërbeu fëmijëve tuaj, i shërbeu komunitetit tuaj dhe nxirret shtëpiake vetëm për motive politike.
Do u them një gjë: ne që kemi përjetuar diktaturën, për ata që i kishte armiq klase, i cconte në kampe përqendrimi, burgje, por një qëndrim të tillë ndaj një mësueseje 30 vite në detyrë, nuk e mbante kurrë. Nuk imagjinohej.
Ky është një skenar i turpshëm, një akt i turpshëm, që tregon krizën totale morale të këtij regjimi. Ti nuk mund të sillesh në atë mënyrë. Sigurisht, ose përcakton status, ose ndan ato orë sicc janë. Por kjo nuk ndodhte në diktaturë. Nëse nuk ishte i klasifikuar armik klase, sistemohej në një ëmnyrë apo tjetër, por nuk flakej.
Kudo që shkoj, gjej qindra e qindra qytetarë të dënuar, intelektualë, profesionistë, të larguar për motive politike. Ky është një sistem persekutimi.
Lajmi kryesor: