Berisha në listën e zezë të Britanisë së Madhe, reagon Rama: No comment! Spiropali: Nona e krimit

Berisha në listën e zezë të Britanisë së Madhe, reagon Rama: No comment! Spiropali: Nona e krimit

Edi Rama

Kryeministri Rama ka bërë një reagim lidhur me konfirmimit të shpalljes Non Grata ndaj Sali Berishës nga Britanisë së Madhe. Rama e ka 'kursyer' Berishën me një koment të thjeshtë përbri veprës së Enverit. 

'No comment' - shkruan Rama. 

Mesditën e kësaj të premteje, Sali Berisha konfirmoi në një konferencë për shtyp se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu Berisha është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
'Shpif Amerika, shpif Anglia', Spiropali ironizon Berishën: Nona e shpifjes, vetëm ky e thotë të vërtetën e kulluar

1658412072_page.jpg

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar përgjigjen e Berishës për shpalljen Non Grata.

Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurrur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp!- shkroi ajo.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë