Berisha e konfirmon: Britania e Madhe më shpalli 'non grata'! Lidhje të qartë me grupet kriminale dhe korrupsion! I kujtohet afera me Damir Fazlliç

Tashmë është e konfirmuar. Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pretendenti për t’u zgjedhur Kryeministër i shqiptarëve është i padëshirueshëm në 2 prej vendet më të mëdha aleate të kombit shqiptar. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, Sali Berisha, në konferencën për shtyp. Madje ka cituar edhe letrën me akuzat që i janë bërë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në letrën e Sekretarit të Brendshëm të Britanisë së Madhe Berisha akuzohet se i ka përdorur lidhjet me krimin për të avancuar ambiciet e tij politike.  Gjithashtu Berisha akuzohet për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

Ashtu siç edhe pritej Berisha akuzoi Soros dhe konspiracion ndërkombëtar kundër tij për këtë vendim. Ai tha se kjo është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, “të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”.

“Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkëngjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje. Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin”, tha ai, duke i bërë thirrje edhe një herë Qeverisë britanike që t’i sjellë provat.

Njëjtë si në Maj të vitit të shkuar, kur u njoh  me vendimin e SHBA, Sali Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Rama, ish kreun e PD Lulzim Bashën e diplomatë amerikanë se kanë lobuar në Britani për vendimin.  Por ndryshe nga më parë kur kish premtuar se nuk do ta përfshinte PD në betejën për emrin e tij, këtë herë është i vendosur që hapat për të kundërshtuar Non Gratan e Mbretërisë së Bashkuar ta bëjë si kryetar i PD, ndonëse as gjykata nuk e njeh.

Kujtojmë se këtë javë, Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë sanksione kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Duke mos i treguar emrat e tyre dhe nëse janë apo jo politikanë, ambasada britanike në vendin tonë shpërndau një mesazh të fortë të dërguarit të posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach që së fundmi ka pasur edhe një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë. I dërguari i kryeministrit thotë se ndërprerja e marrëdhënieve me këta individëve është bërë pas provave të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara për lidhje me krimin dhe korrupsionin, duke i ndaluar këtyre shqiptarëve, futjen në Britani dhe duke ndërprerë të gjitha lidhjet ekonomike me ta. Në shkrim thuhet se mbështetur mbi Regjimin britanik të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion Britania ka listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën.

Kujtojmë më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Berisha si Enver Hoxha, u 'shpall luftë' anglo-amerikanëve, i akuzon për bashkëpunim kundër tij me ndërmjetësimin e Soros

Ish kryeministri Sali Berisha në deklaratën e tij për shtyp konfirmoi shpalljen e tij 'Non Grata' nga Britania e Madhe akuzoi edhe për këtë masë ndaj tij 'armikun' që ia vë fajin gjithmonë, Soros! Por këtë herë ai ka vajtur edhe më tej. Berisha tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ato që e kanë nxitur Britaninë e Madhe që ta marrë një vendim të tillë, ashtu siç po bëjnë me shumë shtete të tjera. 

Natyrisht që edhe për shpalljen në listën e zezë edhe të një vendi si Britania e Madhe për korrupsion dhe minim demokracie dhe krimin e organizuar, Berisha ka ditur edhe kësaj herë, gati një vit më pas të drejtojë gishtin diku. Edhe kësaj radhe, Berisha duket si i ka shpallur luftë dy super fuqive.

I kujton shqiptarëve Enver Hoxhën që i shpallte luftë anglo-amerikanëve, sa herë që kishte probleme të brendshme. 

Ora 12:52
Berisha: Diplomatët e Amerikës kanë lobuar ndaj Britanisë së Madhe edhe vendeve të tjera

 

Berisha u shpreh se diplomatët amerikanë kanë lobuar për shpalljen e tij Non Grata

Diplomatët e Amerikës kanë lobuar ndaj Britanisë së Madhe edhe të tjera. Sepse ajo ka marrë vendime të pazbuluara. Jam në betejë ligjore, por duhet të bëj transparencë kam përgjegjësi ndaj shqiptarëve.- tha Berisha. 

Ora 12:51
Shpallja ‘non grata’, Berisha: Vendimi u sponsorizua nga mafia shqiptare! Si luftohet korrupsioni pas 14 vitesh?

1658484499_Screenshot4.jpg

Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku për lidhjen mes shpalljes së tij ‘non grata’ nga Britania e Madhe dhe luftës kundër korrupsionit, Berisha tha se vendimi është financuar nga mafia.

“Unë e theksova që të pretendosh se Lufton korrupsionin me një rast të 14 viteve më parë, të hetuar nga kundërshtarët publikë të Sali Berishës është një ndihmë e madhe që i bëhet korrupsionit. Është mafia shqiptare ajo që e sponsorizon dhe suporton diçka të tillë”, tha Berisha.

Ora 12:46
Pas shpalljes ‘non grata’ nga Britania, duhet të largoheni nga PD? Berisha: Po i bëj nder demokratëve

 

Sali Berisha nuk heq dorë nga Partia Demokratike, ndonëse u shpall ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe.

"Unë po nderoj demokratët dhe vendin se po luftoj për dinjitetin e shqiptarëve. Për të vërtetën dhe liritë e tyre. Unë jam i bindur se ata do kenë të gjitha shanset me votë, të dëshmojnë mendimet dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij vendimi. Kam bindjen e plotë se po mbroj sot, dhe koha po e tregon, sepse ata njerëz që ndjekin Sali Berishën, nuk e ndjekin për sytë e bukur, por për idealet që ai mbron. Të themi të vërtetën. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen përditë. Derisa e detyruan Edi Ramën të bëjë antimiting. Çdo gjë e bëj për qytetarët shqiptarë. Jam i inkurajuar për një mbështetje në rritje nga ana e tyre", tha Berisha.

Ora 12:40
Kush qëndron pas 'Non Grata-s' nga Britani e Madhe? Berisha: Absolutisht që Lulzim Basha dhe Edi Rama

 

Qëndron plotësiosht pas vendimit Lulzim Basha dhe Rama, këshut tha Sali Berisha pas shpalljes Non Grata nga Britania

'Qëndron plotësiosht pas vendimit Lulzim Basha dhe Rama. 

Rama njioftoi të parion njoftoi dhe të dytin. të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë e cila është zbardhur 100% do të thotë jesh mashtrues. 

Lulzim Basha në një moment më thotë që Partia Demokratike do shkatërrohet nëse ti nuk pranon të mos hysh në parlament. Përgjigja ime është se një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk Meriton të ekzistojë.

Ai më vonë e përdori për të thënë se shiko ky sa shpirt kazëm pranon të shkatërrojë edhe partinë. Unë nuk mund të them të njëjtat gjëra që kam thënë atë që isha qytetar privat. Sot jam i detyruar të konsideroj partinë.

Nuk kanë asnjë lloj qëllimi nga ana ime por ka një të vërtetë se të gjithë këta njerëz i kanë të çmuar SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar por prapë vijnë te mua. Gabimet bëhen dhe është i mjerë ai që mendon se del jashtë gabimeve. Unë u përkas atyre që nuk besoj kurrë te të pagabueshmit

'- tha Berisha.

Ora 12:39
Berisha 'non grata' nga Britania e Madhe: Të dorëzojnë provat e akuzave që kanë ngritur kundër meje

 

Pas shpalljes 'non grata', Sali Berisha i kërkon autoriteteve britanike që të dorëzojnë faktet e akuzave që kanë ngritur ndaj tij për lidhje të qartë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

"Në përfundim, ftoj autoritete britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje. Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj", tha Berisha.

Ora 12:38
Shpallja ‘non grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: janë shpifje, edhe kjo sponsorizim i Sorosit! Ja lidhja ime me Damir Fazlliç

1658486391_berishasdecisiontoextendenergyparkbroughthugeprofittohisdaughterargitamallteziandhisfrienddamirfazlic.jpg

Për Sali Berishën, Sorosi duket se është fajtori edhe për shpalljen e tij ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe, jo vetëm në SHBA.

“Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.  Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë. Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!

Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët. E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë! Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 23/07/2022 15:20

    more funde GJone Fusha

    Përgjigju
  • xxx: 23/07/2022 11:17

    Tani e ka rradhen Franca dhe Gjermania per ta shpallur saliun non grata

    Përgjigju
  • Iris: 23/07/2022 03:15

    Ndaj mendjen o z.Berisha,kush t'a futi U.S.A.,U.K.,Rama,Basha,Sorosi,apo mafia shqiptare?

    Përgjigju
  • Ilir: 23/07/2022 01:57

    Po SPAK se kuptoj cfare pret akoma?

    Përgjigju
  • qytetari dixhital: 23/07/2022 01:15

    ne burg do vdesesh o qen....

    Përgjigju
  • Albi: 22/07/2022 23:30

    Keshtu ta punon bote,te perdore dhe te shfrytzon dhe ne fun nuk ke vler dhe ti merr te gjitha si ke. Por rreziku i popullite, si jan ba dame kolosale dhe i mytur ne borgje.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 22/07/2022 22:32

    Tashi frenat e partise ti marri Sali Lusha me Stresin dhe te na udheheqin perpara ne betejat e ardhshme .

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 23/07/2022 02:42

      Mos u dorezo, Birishe. Hidhi ne gjyq, sic "hodhe" Blinken. Hidhe ne gjykaten e Bathores ose Astirit, me gjykates Xhin Xhoninata qe zgjedh vete. Flit me vete e dil i pafajshem. Ata qe mban rrotul veten, Bumci, Nul Moka, Grigja Suma, Salianusi, Babalet, Strazimirin, Paloqen, Trtan Shehun & Company, marrin edhe ata damke. Me thuaj me ke rri, te te them cili je. Bye, bye, Birisher. Luaje bythen ne Shtator, per skaplaresh do te kapin. Mbase te vjen fuqia me nipin e Sulo Gradecit, Agush Meten. Qerrohu nga faqja e shqiptareve, leri te qete se kane shume pune per te bere. Negociatat jane program pune, jo shaka.

  • Jimmy: 22/07/2022 21:35

    O sali felliqesira duhet te ishe brenda e jo jashte te llapesh si ujk i plagosur!!po te numerohen ditet! Nuk ta fal kush do poshterohesh o shirt zi!!kriminel i radhes fuck you pleher berisha

    Përgjigju
  • fatos n.: 22/07/2022 21:12

    VDEKSH NE GJUME O KRIMINEL,,,,O PALACO,,,ANGLO-AMERIKANET TE VUNE DRUNE,,TANI E KA RADHEN GJERMANIA....ATA TE RINJTE NE PD,,,KA MARRIN ME SHKELMA JASHTE KETE NDYRESIREN E 100 VITEVE.....

    Përgjigju
  • Agim: 22/07/2022 17:59

    o sali keshtu eshte kur je nje kryehajdut si puna jote, vetem denimin tend je duke marre

    Përgjigju
  • Elena: 22/07/2022 17:58

    o sali fillo mesohu se me keq do te behen gjerat per ty avash avash

    Përgjigju
  • Agroni: 22/07/2022 17:41

    Uroj qe te jete shpallur non grata dhe familja e tij

    Përgjigju
  • shpellari: 22/07/2022 17:00

    Komandant ti na nderove.. Dy NON GRATA i fitove.. Anglo amerikanet i shkatrove.. Nga fitorja ne fitore... Mblidh sa me shume shpellar.. Jepu te pine "bar"... Mer me vete Like floririn... Se dhe ai si ty.... Dekoratat i vine pas... Keshtu te dy do hani nga nje pra... Te shpetoi njereziz..... Juve jeni babezia....

    Përgjigju
  • rela: 22/07/2022 16:59

    po ca ka dhe nese ka ndiku SHBA eshte e verteta o sali mesohu se esht vecb fillimi i te kqijave per ty

    Përgjigju
  • mandi: 22/07/2022 16:58

    pranoje mer burr realitetin ca dreqin ke qe akuzo pupu

    Përgjigju
  • Zen: 22/07/2022 16:39

    Do e shese dot vilen ne Londer? Boooo i hodhi ne plehra qindra mije paund.

    Përgjigju
  • faiku: 22/07/2022 16:37

    rrnoft sali berisha or lum miku e marrt nga ditet e juja o milet

    Përgjigju
  • Genti: 22/07/2022 16:17

    Ore se na çmenden non grada Saliu, non Grada Saliu, ne e dime kush eshte Saliu se jemi shqiptar nuk kemi nevoje te na tregojne te huajte. Nqs ata kane fakte le ti sjellin dhe ta gjykojne.

    Përgjigju
  • Krimi dhe jeta: 22/07/2022 15:48

    Si ka mundesi mor burre , gjithe ky politikan , mos nje humbje e madhe per saliun , jam shume i prekur per ket hajdutin

    Përgjigju
  • GJUD: 22/07/2022 15:47

    Sali bajga po te vjen dita o kriminel

    Përgjigju
  • Hoti: 22/07/2022 15:34

    Namik Hoti i ndjere ka folur njè fjale te arte per non grate!ky karrejerist i ndyre nuk largohet kollaj nga PDja

    Përgjigju
  • Veizi: 22/07/2022 15:12

    Burg.. Burg per sali bajgen.. Ne burg e ka vendin ky fyture mushka

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/07/2022 14:53

    Jo vetèm SHBA dhe vèndet e KE, nuk e duan kèrrmèn sovjetike nè vèndet e tyre por edhe nè Shqipèri duhet riparè edhe njèherè ajo puna e pashaportizimit. Kthejeni atje nga erdhi. Le tè vendosin tropojanèt pastaj nèse e duan nè mesin e tyre apo nga "dashuria" e madhe qè ndjejnè, do u mèsojnè perversit patkonjtè nga dielli. Edhe tè vrarèt nè Tropojè,,,Sorrosi i bèri. Ç,paska qènè njè sorrè e zonja kjo?

    Përgjigju
  • Keli: 22/07/2022 14:52

    Po ky djali i enver hoxhes esht e kemi pare nder vite se si eshte sjelle me popullin e thjeshte se si ka vjedhur e masakruar e tani erdhi dita e gjykimit

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/07/2022 14:51

    Duhet ta fusim ne burg kte mashtrusin ordiner kriminelin me te madh qe ka njohur shqiperia dhe qe tashme e njeh gjith bota mbare

    Përgjigju
  • E verteta: 22/07/2022 14:30

    Eshte se edhe shoku Enver e nisi karrieren mbeshtetur nga operativet e MI6 David Smaily dhe me pas dhe ai OSS Tom Stafani. Kur qeverite respektive "hodhen lumin" nuk ia arriten te "vrisnin" gomarin Hoxha, edhe pse deshtuarazi u perpoqen per vite me radhe, i dha "hak" Hoxhes ti shpallte "non-grata". Ahere inglizi u prish per punen e Korfuzit, aq sa vendosi precedentin e papare te te genjyerit si derri ne gjyqin e Hages - ta kene ndrequr me Ramen valle kete radhe??? Ne fakt dicitura duhet te ishte "Rreziku Sali Berisha per Anglo-Amerikamet". Ne fakt mahnit lingo kur flet per korrupsion dhe zgjedhje, tipike per kapsin e shtetit Rama dhe organizaten e tij. Me vend te shihnim ndonje mase per kete rrezik, edhe inglizi njesoj si pertej oqeanit i ve lakun e "vdekjes politike" te vdekurit te pakallur Sali.

    Përgjigju
  • O Popull: 22/07/2022 14:27

    O Njerez Injorant! Po Soros eshte vet non grata ne Britani!!! E dini kete ju, apo duhet tu a tregoj une?! Si ka mundesi qe paska lobuar Sorosi edhe ketu!! Bobobo na vune budallenjt perpara!!

    Përgjigju
    • altini: 23/07/2022 11:33

      epo hajde mbushi mendjen trapave qe ndjegin shpellarin e vicidollit pra fluturon gomari? poooo fluturon thon debilat

  • Sara: 22/07/2022 14:20

    Gjith bota ka prova qe esht kriminel e drejtesia shqiptare jo.O genjen bota o duhen shkarkuar SPAK e gjitha organet qe nuk veprojne.Por te pakten me Berishen kryetar te opozites Rama ka te siguruar qeverisje te perhershme edhe per 3 zgjedhje tjera.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 22/07/2022 13:50

    Lajm i keq! Mbrojtja e mikut tone Berisha, qe na fali territor detar, sapo u be shumefish me e veshtire. Por neve nuk dorezohemi gjithsesi. Do e gjejm ndonje krijese si Kokalari qe pretendon se qeveria britanike eshte poashtu e kapur nga Sorrosi. Do jete pak e veshtire, sepse vendimi non-grata kesaj radhe ndodhi nga nje qeveri konservatore, dhe jo nga nje qeveri e majte. Por neve do e gjejm menyren. Nderkohe, ju supaxhinjt qe keni lidhje me Athinen mos harroni objektivat e tjera: perhapni helm ne maksimum duke sulmuar gjendjen e Shqiperise. Sulmi mbi te gjitha reformen ne drejtesi si te deshtuar duke perdorur faktin se SPAK ende nuk e ka arrestuar Saliun. Efharisto

    Përgjigju
  • TURI: 22/07/2022 13:25

    Nuk kane rendesi NON GRATAT e tyre ne si popull duam leket e tyre qe e kan rrjepur kete popull e po vazhdojne akoma dit per dit ne nje qytet te vogel ku jetojme te mbysin servilat e pushtetareve sepse eshte 2022 shi.nuk shofim spitalet qe jan per tok dhe te rrinjte qe duan te ikin perdit shkollat qe mesueset haen me njera tjetren per minifundin kemi 30 vjet me te njejtat gjera o popull keta mostra politikanesh duen te zhduken dhe brezi i rri te marri fatin e keti vendi ne dore .DERRAT NJE TURRI KAN .

    Përgjigju
  • arijan: 22/07/2022 13:22

    who gives a shit ,si ky si rama si meta e ku di une ,nje mall jane ,fati i keq i atyre njerezve qe duan ta ndertojne te ardhmen e tyre ne ate vend .......

    Përgjigju
  • Boom: 22/07/2022 13:16

    Me kete vendim, ka mundesi qe ky te na sjelli probleme ne parlement per antarsimin ne BE. Megjithse vendimi eshte i drejt per kete person qe ka ber kaq shume gjera ndaj ketij shtetit dhe qytetarve te ketij shtetit. E shkaterroi ekonomin shqipetare plaçkitje etj etj, viti 97 gati se e shembi shqiperine. Pra ky person nuk i solli asgje te mire shqiperise, as qe do i sjell ndonjeher.

    Përgjigju
  • fundi juaj ska si te jete ndryshe: 22/07/2022 13:12

    jo vetem non grata por ky monster duhet te shpallet dhe armik i betuar i popullit shqiptare, kriminel me vrasje nga me te ndryshmet qe kur erdhi ne pushtet ky ditezi veshi mijera nena me te zeza. Cfare do mbjellesh do korresh mos harro nuk jeni vetem

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/07/2022 13:10

    Tani anglia ti sekuestroi vilat dhe paret qe ka familja mafioze berisha Gjithashtu ti sekuestroi vilat e fshatarit nga skrapari qe i ka ne londer

    Përgjigju
  • Cubi: 22/07/2022 12:58

    Sa keq per shqipetaret !!!!!!!! Kan ** pesuar ** humbjen dhe goditjen me te " madhe" qysh nga lufta e dyt boterore. Si mor na e ben edhe kete te keqe keta . Sa keq edhe keta i paska bler Cubi i gjate luli i shkret,por gjithmon ketij ja bejn me hile xhanem???????????. Tamam si enveri me grupet armiqesore. Po si ka mundesi qe ky monster ben akoma konferenca shtypi,ky duhet ti kishte kryer nja 20 vjet pas hekurave. E megjithate prap neper kemb do ta kemi se ky do i hedh ne gjygj anglezet si beri me amerikanet. E I shkreti kujton se eshte me kete monster drejtesin ton qe ben si don qejfi nga 30 vjet.

    Përgjigju
  • anna: 22/07/2022 12:55

    O tradhetari i kombit shqipetar na e thuaj njehere Çfare kerkonte Fazllici ne mbledhjen e sigurise kombetare te vendit kur ti ishe kryeminister ,me cfare te drejte e fute ne ate takim shpjegoje njehere me cfare tagerit u fut ai kriminel aty..

    Përgjigju
  • Thanoja: 22/07/2022 12:53

    Sa i fort qeka ky rama, komandon ne amerik e angli qe e nxjerrin kete non grata. Ama ne shqiperi qe eshte kryeminister ska cte bej

    Përgjigju
  • Ehuuu: 22/07/2022 12:45

    Do na behet si enveri, qe ne shumicen e vendeve nuk do e lejojne te hyj ????

    Përgjigju
    • Edi: 22/07/2022 13:05

      Ne 40 e kusur karriere politike Enver Hoxhes NUK ju ndalua hyrja ne asnje vend te botes me perjashtim mbase te Jugosllavise po nuk e di sakte . Ishte zgjedhja e tij te mos vizitonte vende te tjera .

  • Qytetari i Thjeshte: 22/07/2022 12:41

    "para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë" Kjo fraze mjafton te kuptosh cfare i ke bere ti interesit te shqiptarve.. Kete duhet ta vlersojme ne, jo ti o komunist i pandreqshem..

    Përgjigju
  • Lomi: 22/07/2022 12:39

    Shpresoj vendimin e ardhshem te kalbesh ne burg sali . Sa per non grata je i pari dhe ke thyer rekord ,

    Përgjigju
  • ARBËROR SËRBI: 22/07/2022 12:35

    O arbëror suma po tani Edi Rama e ka fain që qeni i ngordhur salhe bajga shpallet non grata dhe nga Anglia ? A e shikon ti se çfar vemjesh jeni ju kosovarët si puna jote. Salhe bajga juve ju ka futur thikën mbas shpine e fëlliqsira si puna jote o arbëror e keni idhull me gjithse ti se kupton fjalën idhull se je analfabet o arbërori dybek.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/07/2022 12:32

    ShpellariViçidolit e gezofsh edhe kete "dekorate" ! Kemben zvarre seshpejti edhe per likeleshi dhe kryerilindasin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët