TIRANË – Kryeministri Berisha është takuar sot me fermerët lushnjarë, si i ftuar prej tyre. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, ai përmendi kreun socialist Rama: "Ai ka nxjerrë tani atë teorinë që do rilindë tokën e bukës. Ftojeni atë të shohë a ka rilindur këtu ajo tokë, apo jo"!

"Këto që kemi arritur ne janë inkurajuese",- tha Kryeministri, -"por unë ju garantoj që katër që vijnë, ne do të trefishojmë, grantet për fermerët e Shqipërisë, për fermerët e Lushnjes. Qëllimi ynë më kryesor është punësimi i qytetarëve shqiptarëve dhe dua t’ju rrëfej këtu se subvencionimi I fermerëve është rruga me shkurtër dhe më e sigurt e punësimit të qytetarëve. Kemi subvencionuar 42 mijë fermerëve, që është jo më shumë se një e katërta e asaj që ata vetë kanë bërë.

Ne e kemi qëllim madhor që gjatë katër viteve që vijnë të punësohen së paku 130 mijë punonjës; ne synojmë, jo vetëm të trefishojmë subvencionet, por garantoj se ashtu siç ndërtuar rrugët, nga të cilat rreth 8 mijë i përkasin Shqipërisë rurale. Pra, projekti ynë është konkret. Ne e konsiderojmë bujqësinë një faktor shumë të rëndësishëm për të punësuar shqiptarët dhe unë jam këtu për të dëgjuar mendimet tuaja sesi ta realizojmë më së miri këtë".

BASHKEBISEDIMI ME FERMERET:

Fermer: Kërkoj mbështetje për lidhje me vendet e tjera, mundet deri në Rusi. Ndërsa rruga e Spolatës është bërë e pakalueshme. A mund të ndihmoni?
Berisha: Ju vlerësoj shumë për iniciativën që kemi marrë, ndërsa lidhur me kontratat do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar nëpërmjet promovimit të prodhimeve tuaja dhe mbështetjes së ministrisë së Bujqësisë. Sa për rrugën, e di që është një problem i madh për ju dhe do të ndërhyj. Ju siguroj se ajo rrugë sëbashku me atë Divjakë – Çermë të bëhet sa më parë.

Fermer: Kam një serë me ngrohje tek Tre Urat. Qeveria ka nxjerrë vendime për akcizën e karburantit për serat me ngrohje. Sorollatje e madhe, duhet të shkojmë nga Tatimet tek Doganat e anasjelltas, të marrim dokumentat e faturës tatimore që bëmë shitjet. Dua të kem një shtesë për 20 kg prodhimi. Pastaj nëse prodhoj me solar, me mazut, me naftë, kjo ëhstë problem imi. Kam qënë në Izrael, e kam parë si punojnë, por nuk them të bëjmë si ata. Ata një kg sallatë në Amerikë marrin 10 dollarë. Nga tre vetë të përhershëm mund të punësoj 5 ose 7. Gjithashtu, Lushnja është rreth i madh dhe duhet të punojë me distributor. Lushnja ka 500 ha serra, pra ka shumë prodhim për eksport. Avantazhet e distributorit janë se i grumbullon të gjitha, kështu që fitojmë ne, fiton shteti. Më kanë sugjeruar ta bëjmë në Fier, por unë propozoj se Lushnja ka toka më tepër se të gjithë, ka prodhimin më të madh.
Berisha: Lidhur me skemën e akcizës, ju përgëzoj se keni bërë propozimin më të ndershëm dhe më të drejtë dhe çdo formë tjetër, përveç grantit të mbështetjes më të saktat dhe më të pakorruptuarat janë ato që mbështeten në njësi prodhimi. Dhe unë këtë do ta shqyrtoj me përparësi. Ne do ruajmë grantin, por do ta bëjmë mbi bazën e prodhimin. Keni dhënë një mendim shumë të vyer. Lidhur me distributorin, është shumë e vërtetë që ju keni ecur më shpejt se disa mekanizma të domosdoshëm të tregut. Ne do ta konsiderojmë shumë seriozisht me ministrinë e Bujqësisë nëpërmjet kreditimit. Ne si qeveri preferojmë më shumë të kreditojmë privatin dhe ta bazojmë në iniciatën e privatëve këtë.

Fermer:
Për planet e katër vjetëve që vijnë, kemi pengesë bashkimin e tokave që I kemi shumë të vogla. Dëshira e mirë ekziston por nuk gjejmë mbështetje me zyrat e shtetit. Dua ta bashkoj tokën time në komunë, që të lehtësohet procedura. Ka shumë pengesa për këtë bashkim. Nëse e bashkoj tokën, mund të investoj diçka më të mirë. Së dyti, përsa i përket inputeve, kemi marrë një subvencion nga nafta, që nuk dihet ku ka vajtur. Nëse subvencionohem direkt, atëherë kjo shkon direkt në xhepin e fermerit. Fermeri kosovar e merr një kuintal pleh, nitrat kalciumi, dy herë më lirë se ne. Me 5 euro marrim një thes në kosovë, 25 kg.
Berisha:
Në dy ligje dhe vendime qeverie, ne kemi kaluar gjithçka në kompetencë të kryetarëve të komunave dhe ka mbetur akoma për t’u plotësuar zyra e hipotekës, sepse ne jemi të konceptit që territorin e ka qeveria vendore. Dhe neë ka një pengesë, do ndërhyjmë në ligj për t’I dhënë zgjidhje përfundimtare. Ne po bëjmë dixhital të tokës, siç bëmë atë të njerëzve dhe ai përfundon brenda 2013. Kemi ecur shumë me të. Regjistri i dytë më i rëndësishëm i këtij shteti. Përsa i përket akcizës, skema e bazuar mbi prodhimin është më seriozja.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)